Përforcimi i parë, mesfushori 33 vjeçar Giovanni La Camera

68
Skuadra pritet të përforcohet më shumë në fazën sulmuese, madje kanë dalë edhe emrat e parë. Mediat italiane zbuluan se Giovanni La Camera firmosi për të kuqtë. Mesfushori 33 vjeçar i lindur në Mesina, sezonin e kaluar ishte pjesë Lupa Roma në Serie D. Tashmë ai do të jetë pjesë e Partizanit, skuadra e 17-të e tij në karrierën e nisur nga sezoni 2002-2003 me Delianuova. Skuadra e Partizanit pritet të nisë përgatitjet muajin e ardhshëm, duke zhvilluar edhe fazën përgatitore prej 10 gushtit në Itali.