Përforcimet e Interit, Spalletti: Pastore e Mkhitaryan? Nuk kemi 40 mln euro

514
Sezoni perfekt i disa javëve me parë të Interit është rrudhur në muajin e fundit ku 3 pikët mungojnë që prej sfidës me Cheivo-n. Pavarësisht kësaj Spalletti beson se zikaltërit do të rikthehen dhe se ekipi ndodhet brenda objektivit.
Një nga shkaqet e rezultateve të fundit jo të dëshiruara është edhe mungesa e organikës, ku në rast të një dëmtimi apo pezullimi tkurren shumë mundësitë e zgjedhjeve. Lidhur me këtë aspekt trajneri zikaltër flet për objektivat apo zërat e Interit në merkaton e janarit, ku përkundër dëshirës italiani nuk ka shumë shpresa, madje thekson se është pothuajse e pamundur.
Mediat italiane zbuluan madje edhe një takim në ditët e para të vitit të trajnerit me dy njerëzit e merkatos, Sabatini dhe Ausilio, por duket se nuk ka shenja për përforcime. “Duhen 40 milionë euro për të blerë Pastoren dhe Mkhitaryan. Nuk i kemi dhe e kotë që të shikojmë për emra të tjerë. Duhet ti bëjmë mirë llogaritë, si ne edhe të tjerët”, tha Spalletti në konferencën për shtyp përpara transfertës me Fiorentinën.
Trajneri zikaltër bëri edhe bilanc të skuadrës për këtë pjesë të parë të sezonit, ku u shpreh se ata janë brenda objektivave. “Kemi punuar sipas objektivit. E dimë mirë se çfarë kërkojmë. Në futboll nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë, por ne duhet të jemi gati për të rritur kualitetin e futbollistëve. Fillimisht duhet të jenë mirë nga ana mentale dhe më pas nga ajo fizike”, tha Spalletti.
Sigal