Përforcimet e Barcelonës, Tentohen 3 lojtarë, Coutinho, Dembele dhe Martinez

508
Barcelona ka nisur të lëvizë konkretisht për të afruar lojtarë cilësorë të cilët mund të përforcojnë skuadrën katalanase pas largimit të Nejmar. Mediat në Spanjë raportojnë se Barça është pranë akordit për transferimin e Kutinjos nga Liverpuli dhe mbrojtësit Martinez nga Sosietadi, teksa Dembele ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar ekipit të Valverdes

220 milion euro në kasafortë për tu ri-investuar në merkato. Barcelona humbi një superyll si Neymar por tashmë ka mundësi më të shumta financiare për të afruar jo një por 3 elementë të cilët mund ti shërbejnë teknikut Ernesto Valverde. Duke u mbështetur tek mediat spanjolle, klubi katalanas vijion të ngulmojë për një tjetër brazilian si Philipe Coutinho. Marrëveshja me lojtarin është arritur prej kohësh, në një kohë që përflitet se është gjetur edhe dakordësia me Liverpoolin për shifrën e 80 milion eurove.

Një tjetër talent që synohet nga “azulgranët” është francezi Ousmane Dembele. 20 vjeçari i cili aktualisht aktivizohet tek Borusia e Dortmundit e ka pranuar hapur se do ta mirëpriste një transferim tek Barcelona. “Cili do ishte ai që nuk do të kishte dëshirë të luante për Barçën “-ka deklaruar ish lojtari i Rennes

Ndërkaq është drejt konkludimit transferimi i mbrojtësi Inigo Martinez. Sipas mediave iberike, katalanasit janë gati të paguajnë klauzolën prej 32 milion eurosh që 26 vjeçari ka në kontratën e tij me Real Societadin, teksa akordi mes futbollistit bask dhe klubit “blaugrana” është mbyllur prej disa ditësh. Tashmë ka nisur efekti “domino” i kalimit të Neymar tek PSG dhe Barcelona po kërkon të gjejë elementët e duhur që mund të mbulojnë hapësirën e lënë bosh nga braziliani.
Sigal