Përflitet se mund të rikthehet për Botërorin, suedezët nuk e duan Ibrën në Kombëtare

707
Menjëherë pas të hënës kur Suedia siguroi Botërorin duke mundur Italinë në “play-off”, u përfol dhe përflitet ende për një rikthim të mundshëm të Ibrës tek nordikët. Shumë media prestigjioze por edhe figura të njohura të futbollit e kanë përfolur këtë spekulim.
Vetë suedezët, duke iu referuar një sondazhi, nuk e pëlqejnë idenë që sulmuesi i Manchester United të jetë pjesë e ekipit që do t’i përfaqësojë në Botëror. Në sondazhin e bërë nga “Expressen”, 63% e të anketuarve janë të mendimit që Ibra nuk duhet të jetë më pjesë e Kombëtares në finalet e “Rusi 2018”. 32% e tyre besojnë ende te 36-vjeçari, ndërsa vetëm 4% e tyre janë të pavendosur.
Ibrahimovic deklaroi tërheqjen nga ekipi kombëtar një vit më parë, pas finaleve të Kampionatit Europian të futbollit, ku Suedia nuk arriti të kalonte grupin.
Sigal