Përfaqësuesit e klubeve dhe trajnerët e 150 notarëve shqiptarë zgjedhin drejtuesit e Federatës Shqiptare të Notit

449
Sigal

Rikonfirmohet Agim Çiraku


Zgjedhjet e reja për Federatën Shqiptare të Notit të
paralajmëruara mbi 1 muaj më parë u kryen me sukses ditën e premte. Në
respektim të ligjit dhe të gjitha akteve ligjore, nënligjore  dhe statutit, u përgatit i gjithë
dokumentacioni me njoftimet përkatëse. Veç kësaj një rëndësi të veçantë kishte
merrte edhe përzgjedhja dhe mos lejimi i njerëzve me precedent penal, kriminal dhe
që ligjet aktuale të miratuara nga shteti dhe parlamenti shqiptar i
konsideronin si të papajtueshëm me konkurrimet për të gjitha nivelet e kryesisë,
por edhe presidencës.


Po të kemi parasysh prioritetet e vendit për hapjen
e negociatave   me BE dhe 15 rekomandimet
e lëna në fuqi nga vetë organizmi evropian 
për zgjerimin e pastërtisë së figurës në të gjitha nivelet e administratës
qendrore, vendore dhe institucionet e tjera . Zgjedhjet u mbajtën në kompleksin
“STELA”  nën kujdesin dhe disiplinën e
admirueshme, pavarësisht ndonjë pretendimi për lejim dhe hapje të dyerve për
tifozët e përfaqësuesve të ndryshëm, pretendent për kreun e Federatës dhe anëtarëve
të kryesisë të cilët në fund të fundit janë edhe vendimmarrësit kryesor.


 


protokollin e zgjedhjet për Kryesinë dhe Presidencën e Notit merrnin pjesë 15
delegatë me të drejtë vote. Në votim morën pjesë 11 delegatë,  ndërsa 4 të tjerë nuk votuan.


 

Votimi  për Presidentin e Federatës së Notit Shqiptar


 

Dy
ishin kandidaturat për presidencën e notit.

Nga
11 delegatët,10 votuan pro kandidatit Agim Çiraku , 1 votë doli e pavlefshme
dhe
4 delegatë  u larguan .

 

Votat
e marra për anëtar te komitetit drejtues

 

Nga 11 votuesit u morën këto vota :

 

1. Ulpiana   Shpata     
     10 vota

2. Kejda      Ushtelenca      9
vota

3. Enklid     Gjini                9 vota

4. Ilir           Ngresi             8 vota

5. Robert     Sedaraj            8 vota

6. Albert      Bozhanaj        7 vota

 

Të 11 delegatët që vendosën për  Komitetin Drejtues  dhe Presidentin e Notit , përfaqësojnë 150
sportistë  nga e gjithë Shqipëria, ndërsa  4 klube 
dhe  shoqata  (Vlorë-Sarandë)  gjithsej përfaqësonin 5 sportistë.



 1.
Flamurtarit që këtë  vit  ka marrë pjesë  gjithë 
vitin vetëm në 2 aktivitete 
zyrtare  një herë  me 
2  sportistë dhe 1 herë  me 1 sportist;


2. Delegat i shoqatës Jon që  këtë 
vit nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet,  pasi nuk ka pasur asnjë sportist;


3. Delegati i shoqatës Saranda Not
Sport që këtë  vit nuk ka marrë pjesë në
asnjë aktivitet, nuk ka pasur asnjë 
sportist dhe  nuk ka kryer
detyrimet financiare vjetore;


4. Delegati i shoqatës TDS  që 
gjatë  këtij  viti ka pasur pjesëmarrës në aktivitete vetëm
2 sportistë;


Këta ishin
4 delegatë të bashkisë Vlorë dhe Sarandë qe u larguan dhe që përfaqësonin vetëm
5 sportistë. Ndërsa delegati tjetër i Vlorës që përfaqësohet rregullisht në
aktivitete, mori pjesë edhe në votim. Sigurisht që një pjesë e delegatëve të
larguar kishin edhe konflikte interesi dhe mangësi të qëllimshme të deklarimit
të CV dhe pastërtisë së figurës konform ligjit dhe kushteve të vëna nga BE dhe
ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë. Gjithsesi, e rëndësishme është, që sporti
fitojë dhe  përfaqësuesit e 150 notarëve
shqiptarë nga 155 që janë të federuar aktualisht, votuan për Komitetin e tyre Drejtues
dhe President të Federatës Shqiptare të Notit 
z. Agim Çiraku. I pyetur pas votimit 
për besimin maksimal,10 me 0 dhe vetëm 1 abstenim
,
Presidenti Agim Çiraku tha se, “Mandatimin unanim të  komunitetit të notit, të përbëre nga trajnerë
që përfaqësojnë mbi 150 sportistë, nga 155 të federuar do ta justifikoj
maksimalisht. Në dhjetor ne do përfaqësohemi në Kanada  dhe kjo falë mbështetjes së Federatës Botërore
me të cilën kemi raporte të shkëlqyera. Federata Italiane, e cila ka edhe
kryesimin e Federatës Evropiane do të vazhdojë të mbetet partnerja jonë
strategjike dhe se marrëveshjen për 
specializimin e trajnerëve dhe sportistëve në klubet e në pishinat e
kombëtare të Italisë, do ta zgjerojmë edhe më shumë. Pas zgjedhjeve do të ftoj
përsëri në Tiranë Presidentin e Notit të Italisë, njëkohësisht edhe kreun e
Notit Evropian, me qëllimin e vetëm, modernizimin e ambienteve gjatë sezonit të
garave dhe marrjen e bursave olimpike dhe specializimeve. Rreth 70% të notarëve
dhe pothuaj të gjithë trajnerët  i kemi dërguar
në të gjitha aktivitetet ballkanike, evropiane dhe botërore.”

Në fund të zgjedhjeve Noteria e
pranishme legalizoi veprimtarinë dhe dokumentacionin, i cili dërgohet sot në
gjykatë për  të dokumentuar dhe freskuar
sipas detyrimit ligjor.