Përcaktohet numri që do të mbajë Aaron Ramsey te Juventusi

142

Tashmë gjithçka zyrtare; Aaron Ramsey është lojtari i ri i Juventusit dhe uellsianit i është dhënë edhe numri i fanellës që ai do të veshë gjatë sezonit të ardhshëm në Torino.

Ramsey do të jetë zëvendësuesi i Claudio Marchisios sa i përket numrit në fanellë, pasi do t’i dorëzohet numri 8, të cilin po ashtu mesfushori e kishte përdorur edhe tek Arsenali.

Ramsey zyrtarisht do t’i bashkohet Juventusit më datën 1 korrik. Uellsiani u transferua te kampionët e Italisë si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Arsenalin.

Herën e fundit, numri 8 në fanellën e Juventusit është përdorur gjatë edicionit 2017-2018, kurse në sezonin e kaluar nuk e ka mbajtur askush.