Përballje titanësh, rikthehet sonte Champions League

457
Sigal

Uefa Champions League rikthehet sonte në mbrëmje në orën 21:00 me 2 ndeshje për fazën e 1/8-ave.

Në “Old Trafford” skuadra e Manchester United do të presë skuadrën e PSG në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze.

“Djajtë e Kuq” vijnë pas një ecurie shumë të mirë, ku nën drejtimin e trajnerit norvegjez Ole Gunnar Solskjaer kanë siguruar 10 fitore në 11 ndeshjet e fundit e luajtura.

Do të përballemi me një skuadër të madhe dhe jemi shumë të përqëndruar. Nuk duhet të shohim shumë larg, pasi mund të rrezikojmë shumë. E sigurt është që mezi presim të zbresim në fushë”, ka thënë Solskjaer.

Ndërkohë ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme do të luhet në “Stadio Olimpico”, ku Roma do të presë skuadrën e Portos.