Sigal

Pas emocioneve që dhuroi e marta në Ligën e Kampionëve, edhe sot do të ketë të tjera përballje interesante në ndeshjet e fundit të fazës në grupe, aty ku me shumë gjasa do të kualifikohen edhe skuadrat e para për në turin tjetër. Kështu në Torino luhet akti i dytë mes Juventusit dhe Mançester Junajtid, ku juventinët do të synojnë që të marrin edhe fitoren e dytë ndaj “Djajve të kuq” dhe të katërtën në grup.

Ndeshje të lehtë në letër, do të ketë edhe Mançester Siti që do të presë në Angli ukrainasit e Shakhtar Donjesk, ndërkohë që Romanë e pret një transfertë delikate ndaj CSKA-së së Moskës. Sot debuton në Ligën e Kampionëve edhe Solari, trajneri i Real Madridit në transfertë ndaj Viktoria Plzen.

Bajerni i Mynihut pritet të ketë një takim të lehtë në “Allianz Arena” përballë AEK-ut, ndërkohë që Befika-Ajaks dhe Lion-Hofenhaim janë dy takimet e tjera që do të luhet sot.

Grupi E
21:00 Ajaks-Benfika
21:00 Bajern-AEK

Grupi F
21:00 Lion-Hofenhaim
21:00 Mançester Siti-Shakhtar

Grupi G
21:00 Plzen-Real Madrid
18:55 CSKA Moskë-Roma

Grupi H
21:00 Juventus-Mançester Junajtid
18:55 Valencia-Jang Bojs