Përballja Real-Napoli, Zidane: Sfidë e barabartë, i druhem shpejtësisë së tyre

509
Trajneri i Realit të Madridit Zinedin Zidan nuk e nënvlerëson aspak Napolin duke deklaruar se sulmi i shpejtë i italianëve mund ti shkaktojë probleme ekipit të tij, ndërkohë tekniku i “të kaltërve” Mauricio Sarri pranon se kjo është një sfidë thuajse e pamundur për Napolin Reali i Madridit do të kërkojë që për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, që nga koha kur dy dekada më parë ndryshoi emër nga Kupa e Kampionëve në Ligën e Kmapionëve, një skuadër ta fitojë dy herë rradhazi këtë kompeticion.

“Mbretërorët” kanë sfidën e parë në raundin me eliminim direkt në Madrid ku do të zbresë Napoli. Trajneri i “merengëve” Zinedin Zidan vlerëson maksimalisht forcën e skuadrës italiane. “ Mendoj se është një duel ku secili ekip ka 50% shance për tu kualifikuar. Do të jetë një takim i rëndësishëm kundër një ekipi të fortë. E vlerësoj shumë Napolin, është vërtetë bukur të shohësh ndeshjet e tyre. Pavarësisht se do jetë Maradona në stadium, ai nuk do të luaj, përtej shakasë, i druhem shpejtësisë së sulmit të tyre. Reali është gjtihnjë favorit, por kjo nuk vlen , pasi ajo që vlen është ç’ka ti bën në fushën e lojës.” Në anën tjetër trajneri i të kaltërve Maurizio Sarri e cilësoi si një sfidë thuajsë të pamundur për skuadrën e tij, megjithatë shtoi se Napoli do të luajë në sulm. Sarri: ” Të zbresësh në Bernabeu është gjithnjë emocionuese, megjithatë për ne është një përballje thuajse e pamundur kundër skuadrës më të mirë në botë. Gjithsesi Napoli do të luaj në sulm, nuk kemi rrugë tjetër. Më mirë një humbje duke sulmuar se sa një ekip që zbret në fushë i frikësuar .” Kjo është hera e parë që nga koha kur u ndryshua formati në Ligën e Kampionëve që Reali i Madridit dhe Napoli përballen me njëri-tjetrin.
Sigal