Përballja me Shqipërinë, Ventura: Një sfidë delikate, pres stadium kuqezi

513
Në prag të duelit ndaj kombëtares shqiptare, trajneri i përfaqësueses Italiane Gianpiero Ventura ka vlerësuar me nota maksimale skuadrën kuqezi. Tekniku i “të kaltërve” thekson se sfida kundër Shqipërisë është mjaft delikate dhe asnjë minutë i këtij takimi nuk do të jetë i thjeshtë për ekipin e tij. Tekniku 69 vjeçar gjithashtu shton se pret një stadium të veshur kuqezi.

“Shpresoj që Italia të paraqitet mirë. Për të fituar kundër Shqipërisë duhet një performancë e nivelit të kënaqshëm. Kuqezinjtë do kërkojnë të shkruajnë historinë, do kemi përballë një kundërshtar me etjen për sukses dhe mjaft të vendosur. Asnjë minutë nuk do të jetë i thjeshtë për ne në këtë sfidë mjaft delikate. Pres që Shqipëria të luaj e mbyllur në mbrojtje, gjithashtu pres që stadiumi të jetë i ngjyrosur kuqezi si në miqësoren e Xhenovas. Nuk ka ndeshje të thjeshta”

Në të njëjtën linjë me trajnerin Italian edhe kapiteni i “të kaltërve” Gianluigi Buffon. Portieri i Juventusi shprehet se i druhet përfaqësueses kuqezi dhe se e respekton maksimalisht atë.

“E respektojmë shumë Shqipërinë. Në dy vitet e fundit kanë bërë shumë mirë dhe e treguan edhe në Europian. Kanë një skuadër për tu pasur frikë, megjithatë ne duhet të jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi.”

Itali-Shqipëri do të jetë sfida e parë zyrtare në historinë e dy kombëtareve të futbollit, ndërkohë që në takimin miqësor të zhvilluar në Genova në 2014, përfaqësuesja italiane fitoi 1-0 me një autogol të Salihit.
Sigal