Përballja me Liverpulin, Insinje paralajmëron anglezët

589
Sigal

Napoli do të përballet ditën e nesërme me Liverpulin, në Ligën e Kampionëve, kompeticion të cilin anglezët e fituan sezonin e fundit.

Kjo pritet të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ekipin e drejtuar nga Ançeloti, pasi përballë do të kenë një nga skuadrat më të forta në botë.

Në prag të kësaj sfide ka folur një nga lojtarët më të mirë tek të kaltrit, siç është Insinje:” Vitin e kaluar në fituam kundër Liverpulit në stadiumin tonë. Unë kërkoj nga tifozët tanë që të na mbështesin ashtu si një vit më parë. I gjithë ekipi shpreson të bëjë një performancë të mirë. Klop gjithmonë më ka sjellë fat, shpresoj se do të ndodhë përsëri. Ëndrra ime? Të mbërrij në finale të Ligës së Kampionëve dhe ta fitoj atë.”, u shpreh sulmuesi italian.

Kujtojmë se, Napoli u përball me Liverpulin edhe një sezon më parë në Ligën e Kampionëve, teksa arritën të marrin një fitore 1-0 në stadiumin e tyre dhe një humbje me të njëjtin rezultat në Angli, pas një ndeshje shumë të bukur.