Për Kombëtaren dhe De Biazin, dy vlerësime analoge

652
Nga Agron KAJA
Skuadra jonë Kombëtare, gjatë këtij viti kalendarik jo se nuk pati sukses në grupin eliminator të Botërorit 2018, por sipas Dukës, fati i munguar dhe euforia e Evropianit, bënë që ta kuptonte gjatë rrugës se çfarë po jepte në fushën e lojës. “Kombëtarja e mbylli sezonin një muaj më parë, dhe në këtë vit ajo ka shfaqur gjithçka, dhe mund të jemi deri diku të kënaqur me objektivin, përpos vetëkënaqësisë pas ndeshjeve të Evropianit, e cila u reflektua dukshëm në skuadër. Në ndeshjet e fundit, pasi kishim dalë nga mundësia për të pasur një kualifikim në Botëror, atëherë menduam të nisim menjëherë punën për më gjatë, me një trajner e staf të ri, për të parë drejt Euro 2020”, ka thënë midis të tjerave Armand Duka për gazetën “Telegraf”, duke theksuar edhe vlerat e trajnerit De Biazi në gjithçka të arritur, dhe në të kundërt. “Kam respekt të jashtëzakonshëm për De Biazin, për punën e tij, për mënyrën se si ka punuar, për kontributin e tij, për ndihmën që i ka dhënë ekipit në atë sukses historik të kombëtares shqiptare. Besoj se e njëjta gjë është edhe nga pala tjetër. Mendoj se mbi të gjitha kemi një institucion solid siç është ekipi kombëtar, që pavarësisht ndryshimit të emrave në bankinë, është një ekip që besojmë dhe na jep shpresë dhe me të cilin mund të shkojmë më larg se sa kemi shkuar deri tani. Me këtë skuadër nuk shkojmë përballë asnjë kundërshtari si inferiorë tanimë”. Por gjatë këtij viti, për Armand Dukën President i FSHF-së, largimi i De Biazit ka lënë jo pak shenjë edhe tek ai. “Unë mendoj që të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare që kemi përzgjedhur, e kanë pasur autoritetin e tyre absolut, kanë punuar të pavarur në kushte optimale që mund ti duhen një trajneri. Dhe nuk mendoj se e kanë parë në këtë këndvështrim, madje as vetë De Biazi nuk e ka parë në këtë këndvështrim. Pavarësisht momenteve apo debateve e dëshirave mediatike për të futur ndonjë lloj dualiteti në këtë pikë. Pra, ky lloj raporti institucional mes FSHF-së dhe trajnerit të ekipit kombëtar me emër De Biazi, apo kushdo qoftë tjetër, ka qenë shumë korrekt dhe gjithë kohës, pavarësisht se dikush ka pasur më shumë sukses, e dikush më pas. Jo thjesht nga fati, por edhe nga puna e tij, De Biazi ka pasur shumë sukses në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit, dhe do të lërë një shenjë të gjatë në këtë pikë”.
Stadiumi “Arena Kombëtare”
Gjatë procesit të ndërtimit të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, FSHF-ja kandidoi për zhvillimin e Superkupës së Evropës 2019 në këtë impiant. Në garë për këtë organizim ishin 9 stadiume, dhe të vetmit ne ishim në garë me një projekt të papërfunduar ishin shqiptarët, dhe kjo ndoshta e penalizoi. Por, për Armand Dukën, më shumë kjo kërkesë u bë për të pasur atë gurin në radhë për edicionet e tjera. 
Që të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare që FSHF-ja ka përzgjedhur, e kanë pasur autoritetin e tyre absolut, kanë punuar të pavarur në kushte optimale që mund ti duhen një trajneri të Kombëtares A
Futbolli është garë, klubet sot janë shoqëri aksionere 
Përgjigjet ndaj disa akuzave, të cilat sot duken të “fjetura”, për Dukën janë një realitet ndryshe sa pretendohet. “Futbolli është garë, dhe kush nuk e fiton këtë garë ka pakënaqësitë e veta, kush e fiton mbetet i kënaqur. Realisht unë nuk jam tifoz i Skënderbeut, por jam tifoz i Vllaznisë, edhe pse Vllaznia nuk ka pasur rezultate pozitive. Kritikë nga klubet për çështje sportive ka çdo javë, dhe pakënaqësitë pasojnë kritikat. Qëndrimet kritike permanente janë në minorancë, dhe me qëllime të përcaktuara jo sportive. Tashmë e kemi ndryshuar sistemin dhe nuk duhet ta harrojmë kurrsesi këtë, pasi ishim në një sistem diktatorial ku klubet si Dinamo e Partizani financoheshin, menaxhoheshin e drejtoheshin nga ministri të pushtetshme të asokohe. Ka shumë nostalgjikë, por kanë ndryshuar gjërat, sepse tani të gjitha klubet janë shoqëri aksionere, dhe kanë të njëjtin shans të gjitha”.
Sa larg mund të shkojë Kombëtarja me Panuçin
Për skuadrën kombëtare, Duka ka deklaruar shpesh meditikisht, se ajo i ka mundësitë reale për të shkuar në një nga kompeticionet e rëndësishme, siç është Evropiani. “Nga pikëpamja e probabilitetit, mundësitë janë shtuar. Rëndësi ka në radhë të parë, që ne tashmë hyjmë në çdo garë me objektivin e kualifikimit, dhe jo si vite më parë për një vend dinjitoz, apo për një humbje dinjitoze. Pra, jemi tashmë në këtë nivel. FSHF-ja tashmë ka një strategji afatshkurtër dhe afatgjatë për lojtarët që janë dhe për përgatitjen e skuadrës për të ardhmen. Për aktualen, janë këta lojtarë dhe ata të ekipit kombëtar të U-21 që kurohen në mënyrë perfekt në shërbim të plotë të ekipit kombëtar. Ndërsa aspekti afatgjatë lidhet me projektet dhe prioritetet absolute të FSHF-së për futbollin e fëmijëve, në zbulimin e talenteve, dhe jo thjesht në të, por edhe në kultivimin e tyre”. 
Konsiderata e parë
Pasi e ndoqi me pasionin e një tekniku të ri, Panuçit i pëlqeu shumë ndeshja miqësore e Kombëtares sonë me Turqinë. Atij i ka pëlqyer loja dhe mënyra si skuadra luajti, jo vetëm se e fitoi atë. Dua t’ju them që, në momentin që vendosëm të merrnim Panuçin, edhe De Biazi kishte një mendim shumë pozitiv, dhe kishte konsideratën si një person me shumë energji që do ta çonte kombëtaren para.
Sigal