Pep Guardiola e pranon: Nuk jemi në ritmin e Liverpool dhe Chelsea

445
Sigal

Pep Guardiola është i bindur se kampionët e Premier Liga, Manchester City, do ta kenë sfidën e titullit me Liverpool dhe Chelsea. “Qytetarët” u kthyen në fitore falë golave të lojtarëve të Anglisë, Raheem Sterling dhe Kyle Walker, teksa panë një Newcastle United të ashpër në stadiumin “Etihad”, shtatë ditë nga një barazim (1-1) zhgënjyes në Wolves.

Liverpool dhe Chelsea i kanë marrë pikët e tyre 100 përqind përgjatë fillimit të këtij kampionati, ndërsa Watford çuditërisht e ka mposhtur Tottenhamin 2-1 të dielën. “Ne kemi të njëjtat pikë si në sezonin e kaluar, në këtë moment, – tha ish-drejtuesi i Barcelonës dhe Bayern Munich. – Kundërshtarët tanë kanë më shumë pikë se atëherë. Chelsea kishte lënë pikë, edhe Liverpool disa. Ne e dinim kualitetin e tyre. Duam të fitojmë nivelin më të mirë, por jam aq i befasuar për atë që ka ndodhur në sezonin e kaluar”.

Sidoqoftë, Guardiola është i kënaqur me atë që ka parë deri tani, në katër ndeshje, ku ka ndryshuar edhe formacionin: “Kur kthehesh nga Kampionati Botëror, nuk e di se si do të reagosh në aspektin e qëndrueshmërisë. Ne e mundëm Chelsean në “Community Shield” dhe, në përgjithësi, në të katër ndeshjet ishim më të mirë se skuadrat e tjera. Kjo është ajo që po kërkojmë: të jemi më mirë. Pastaj, ndonjëherë fitojmë, ndonjëherë jo.

Të jesh më mirë është të kontrollosh, të krijosh më shumë shanse dhe të pësosh më pak. Në të katër ndeshjet, madje edhe në “Community Shield”, kjo është ajo që ndodhi. Ne do të përmirësohemi. Është pothuajse e pamundur pas Kupës së Botës, pas asaj që ka ndodhur sezonin e kaluar, mendërisht për lojtarët dhe të gjithë, që të jenë në gjendje më të mirë. Ne kemi nevojë për më shumë kohë dhe, pas pushimit ndërkombëtar, sezoni fillon si duhet në aspektin e lojërave çdo tri ditë, shkruan telesport

Ajo që duhet të bëjmë është që të përpiqemi të jemi më mirë se kundërshtari, në çdo lojë të vetme, të përpiqemi të ndjekim atë për të cilën kemi folur dhe jemi përgatitur. Kjo periudhë, në pesë ndeshjet zyrtare që kemi luajtur, ka ndodhur. Do të dëshironim të shënonim më shumë gola, por ne kemi krijuar shanse”.