Penalltia identike e Sitit si ajo e mohuar ndaj Milanit

455
Sigal

Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musakio, ka publikuar mbrëmjen e sotme në Instagram, një foto nga momenti i penalltisë në ndeshjen Totenhem-Mançester Siti, ku lojtari i Guardiolës, Rouz, kapi topin e goditur nga Sterling me dorë.

Ishte arbitri holandez, Bjorn Kuipers, që pasi u konsultua me VAR-in, vendosi ta akordonte këtë penallti. Por, rasti bën përshtypje pasi ishte shumë i ngjashëm me dorën e Aleks Sandros në ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit fundjavën që lamë pas.

Mbrojtësi argjentinas i Milanit, e ka publikuar këtë rast me tre fytyra që duken dyshuese, me siguri duke iu referuar pikërisht rastit të Aleks Sandros, që arbitri Fabri nuk e dha penallti.

musacchio_1iwn0457be3g416ks3xdvecuuq