Pejiç shpëton Skënderbeun nga humbja dramatike në Laç

439
Sigal

E diela e barazimeve në tri ndeshjet përmbyllëse të javës së 18-të të Kategorisë Superiore

Skënderbeu, lideri absolut i Kategorisë Superiore, nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Laç, në një ndeshje me shumë grinte dhe gola, por dhe me shumë rivalitet brenda 90 minutave, me kampionët e Shqipërisë të cilët barazuan me minutat shtesë me anë të Pero Pejrisë, të cilët barazuan me minutat shtesë me anë të Pero Pejiçit, duke shmangur kështu humbjen e katërt sezonale. Ishin kurbinasit e drejtuar nga Stavri Nica, ata që kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit serb, Mladen Bërkiç, i cili gjatë karrierës së tij në vendin tonë ka luajtur edhe me Skënderbeun. Bërkiç shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 33-të.

Me avantazhin e Laçit mbyllet dhe pjesa e parë e takimit. Menjëherë sapo nis e dyta, Skënderbeu e nis fuqishëm duke kërkuar me çdo kusht barazimin, të cilin e arrin me atë kroatit Pero Pejiç në minutën ëe 55-të. Minutat në vazhdim janë mes tensionit dhe ndërhyrjeve të rënda sidomos nga vendasit. Kur takimi drejtohet fundit, pikërisht minuta e 85-zë është Laçi që gjen sërish rrugën e rrjetës ketë herë me Valdon Nimanin. Atëherë kur laçianët po bëheshin gati për festë, është përsëri Pejiç ai që iu ngrin buzëqeshjen duke barazuar rezultatin në 2-2 në minutën e 93-të. Kjo ishte dopjeta e tretë sezonale e Pejiçit, pas atyre me Vllazninë në Shkodër dhe Partizanin në Korçë. Sulmuesi kroat u ngjit në kuotën e tetë golave, dy më pak sesa Daniel Xhafaj i Teutës, që kryeson listën me dhjetë gola. Pas këtij barazimi, i katërti për korçarët, Skënderbeu kryeson me 37 pikë, nëntë më shumë se Teuta e vendit të dytë.

LUSHNJA-KASTRIOTI 0-0

Barazim pa gola në “Roza Haxhiu”, në një ndeshje me shumë pak raste për të shënuar, edhe pse Lushnja, e mbështetur nga një numër i madh tifozësh u përpoq ta dilte fituese nga fusha e saj.

Ndeshja nisi më nje minutë heshtje në nderim të këngëtares Vaçe Zela që humbi jetën para pak ditësh. Një numër i konsiderueshëm tifozësh ishin të pranishëm në “Roza Haxhiu”, por verdhejeshilët nuk mundën të kalonin pengesën e Kastriotit, dhe i komplikojnë pozitat në fundit e tabelës. Loja e djemve të Banos ishte përgjithësisht e mirë, por ata nuk arritën të shfrytëzojnë faktorin “fushë”. Për t’u përmendur dy raste, nga një për ekip, teksa Trashi tentoi nga distanca për lushnjarët duke rrezikuar portën e Kukrikas, ndërsa për miqtë ishte Popoviç që kishte një mundësi të artë në pjesën e dytë, kur gjuajti nga brenda zonës, por e dërgoi topin jashtë. Me ndeshjen e përfunduar me rezultatin 0-0, të dy ekipet morën nga një pikë që nuk u hyn shumë në punë, duke parë dhe renditjen e ekipeve në fundin e tabelës. Për të theksuar, është se ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të një tymuese të hedhur në fushën e lojës. Të mërkurën, Lushnja do të luajë kundër Teutës për Kupën e Shqipërisë, ndërsa në fundjavë do të luajë në Tiranë kundër Partizanit.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XVIII

 Dje,

LUSHNJA-KASTRIOTI  0-0

LAÇI-SKËNDERBEU            2-2

Golat: Brkic 33’, Nimani 85’/ Pejic 55’, 90+3’

KUKËSI-BYLISI             0-0

Të premten,

TIRANA-PARTIZANI           1-0

Golat: Gilberto 78’

Të shtunën,

VLLAZNIA-TEUTA       1-1

Golat: Shtubina 90+1’ / Nika 16’

FLAMURTARI-BESA           1-4

Golat: Liçaj 2’ / Haliti 30’, Sefa 61’, 90+4’, Deliallisi 90+3’

RENDITJA

1     Skënderbeu 18   +13 37

2     Teuta                  18   +4   28

3     Laçi                     18   +3   27

4     Partizani             18   +2   27

5     Kukësi         18   +1   27

6     Besa                    18   +0   25

7     Flamurtari           18   +1   25

8     Bylis                   18   +2   23

9     Vllaznia       18   +0   22

10   Lushnja        18   -10  19

11   Kastrioti             18   -6    18

12   Tirana          18   -10  16

 Foto lajm

Dhunohet autobusi i Skënderbeut

 Autobusi i Skënderbeut është dhunuar në Laç, menjëherë pas ndeshjes Laçi-Skënderbeu, të përfunduar në barazim 2-2. Dhuna e ultrasve kurbinas është ushtruar edhe ndaj shoferit të autobusit, ndërkohë që dhunuesit kanë marrë thuajse gjithçka që ka qenë brenda në autobus, duke krijuar një situatë aspak të këndshme.

Kontestime ndaj kosovarit: “Shensoji Ik”. Tekniku: “Më shumë u lodhën doktorët, se lojtarët”

 Ekipi nuk shënon, tifozët kuksianë e kanë me trajnerin

 Kukësi nuk di të shënojë. Ky është konkluzioni i 180 minutave të para të këtij vitit futbollistik. Dy barazime të bardha ndaj Partizanit (të dielën e kaluar) dhe ndaj Lushnjës (dje). Edhe pse skuadra u reformua plotësisht – nëntë blerje gjatë merkatos dimërore – Kukësi nuk po arrin të tregohet rezultativ. Nën praninë e një numri të konsiderueshëm tifozësh, më tepër se një ndeshje futbolli, pjesa e parë mes  Kukësit dhe Bylisit i ka ngjarë një ndeshje jo shumë më futbollin “fair-play”, për shkak të numrit të madh të dëmtimeve dhe ndërprerjeve të shumta.

Tifozët e Kukësit u shprehën të pakënaqur pas barazimit pa gola ndaj Bylisit, i dyti me këtë rezultat pas atij me Partizanin në kryeqytet (java 17). Pas përfundimit të ndeshjes dhe pas zhgënjimit nga rezultatit, tifozët kuksianë kanë kontestuar trajnerin Shensoi me thirrjet “IK IK” duke e vënë këtë të fundit në pozitë të vështirë. Trajneri turko-kosovar është shprehur për mediat i zhgënjyer me lojën e ekipit, ndërsa ka fajësuar arbitrat dhe lojën e kundërshtarit për rezultatin. “Ka qenë një lojë e dobët nga ekipi im dhe mund të kishim bërë më mirë. Megjithatë, jam i zhgënjyer dhe nga arbitri dhe loja e ekipit kundërshtar. Më tepër janë lodhur doktorët duke hyrë dhe duke dalë nga fusha, sesa futbollistët në fushën e lojës” – deklaroi Shensoi.

Pikërisht dëmtimet sollën dhe dy zëvendësime që në pjesën e parë, Gjithsesi, loja ka qenë e barabartë fillimisht, ndërsa me kalimin e minutave verilindorët filluan të kërkojnë më shumë nga vetja duke rrezikuar portën e Stivi Frashërit, aq sa në një moment ka qenë Idrizaj që largoi topin në vijën fatale, ndërsa në fund të pjesës së parë ishte Boya që rrezikoi me një goditje me kokë. Ballshiotët protestuan ndjeshëm kur u mbush gjysmë ore nga ndeshja, teksa në zonë është rrëzuar Patrik Bordon, por për arbitrin Koçi nuk kishte asgjë. Në pjesën e dytë, kuksianët rrisin lojën e tyre dhe tentojnë të gjejnë golin, por e kanë të pamundur përballë një mbrojtje të paketuar si ajo e Bylisit, ndërsa është Cikalleshi që tenton disa herë portën, por në çdo rast është Frashëri, që tregon se është në ditë të mirë. Në minutën e 51-të, ish-lojtari i Partizanit, Patrikl Bordon kalon bukur në zonë për Kulin që gjuan por topi përfundon mbi traversë. Kuksianët kundërpërgjigjen me të zakonshmin Cikalleshi, ndërsa edhe hyrja e Hysës në lojë rrit lojën e tyre. Megjithatë gol nuk ka dhe pavarësisht përpjekjeve të vendasve, rezultati mbetet i pandryshuar dhe Bylisi del me një pikë të vlefshme nga “Zeqir Ymeri”, ndërsa Kukësi ndalet sërish, kësaj here në fushën e tij.

 Java e barazimeve

 Jaca e 18-të mund të konsiderohet edhe si “java e barazimeve”, pasi të paktën katër nga gjashtë takimet u mbyllën në barazim, dy prej tyre pa gola. Kështu patëm: Laçi-Skënderbeu 2-2, Vllaznia-Teuta 1-1, Kukësi-Bylis 0-0, Lushnja-Kastrioti 0-0. Fitore regjistruan Tirana ndaj Partizanit (1-0) dhe Besa ndaj Flamurtarit (4-1 në Vlorë).

  Të mërkurën rikthehet Kupa

 Kupa e Shqipërisë rikthehet të mërkurën (12 shkurt) me katër ndeshjet çerekfinale. Çiftet janë: Lushnja-Teuta, Laçi-Skënderbeu, Bylis-Kukësi dhe Vllaznia-Flamurtari. Kështu, do të kemi serish përballjet midis Laçit e Skënderbeut dhe Bylisit e Kukësit. Ndeshjet e kthimit janë, më datë 26 shkurt.