Sigal

Pavel Nedved, drejtues i Juventus, ka thënë se blerjet e klubit bardhezi nuk kanë mbaruar me kthimin e Leonardo Bonuçi-t. Reparti që bardhezinjtë duan të përforcojnë është mesfusha, ku kilet dhe golat e Milinkovic-Savic ose Pogba mund të bëjnë shumë punë.

Duket më e lehtë të kthehet francezi se të bindet presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito, duke marrë parasysh edhe marrëdhënien aspak të mirë mes kampionit të freskët të botës dhe Jose Mourinho-s. Plani i bardhezinjve është i thjeshtë: një këmbim kokë më kokë Pjanic-Pogba.

Një plan që përshtatet me çmimet e kartonëve të dy lojtarëve dhe i justifikuar nga fakti se merkato në Angli mbyllet më 9 gusht, një ditë para fillimit të Premier League. Edhe pse Pjanic ka karakteristika të ndryshme, ai do të ishte zëvendësuesi ideal për Pogba te Manchester United.