Pavarësia e Katalonjës, Iniesta: Mbani përgjegjësi për gjithçka, reagoni para se të na keni bërë shumë dëme

609
Andres Iniesta nuk është katalanas me origjinë por përpos se ka kaluar gjithë karrierën sportive në një klub të këtij rajoni, te Barecelona, ndjen edhe përgjegjësinë individuale të të mbajturit qëndrim për situatën kaotike të krijuar të dielën për shkak të referendumit në Katalonjë.

Iniesta pas Gerard Pique-s është figura e dytë sportive që mban një qëndrim lidhur për këtë situatë nga klubi i Barcelonës.
“Kurrë nuk kam folur publikisht për një situatë kaq komplekse dhe me ndjenja kaq të kundërta, por kjo situatë që po jetojmë është e jashtëzakonshme dhe një gjë e kam të qartë, para se të na keni bërë më shumë dëme, bëni dialog, jeni përgjegjës për gjithçka, flisni. Bëjeni për të gjithë ne. Ne meritojmë të jetojmë në paqe.”


Sigal