Paulinho i pavendosur për të ardhmen

64
Mesfushori brazilian i Tottenham Hotspurs, Junior Paulinho mund të largohet nga ‘White Hart Lane’. Ka qenë vetë ylli brazilian që ka konfirmuar një gjë të tillë, duke lënë pezull të ardhmen e tij.
Ai ka thënë se ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdoj karrierën pasi ka marrë disa oferta të mira financiare. “Ende nuk e di se ku do të transferohem. Këtë gjë do ta vendos brenda javës së ardhshme kur të rikthehem në Angli. Kam marrë disa oferta mjaftë të mira dhe do të vendosi së bashku me agjentin se ku do të transferohem”, tha Paulinho.
Mediat angleze kanë shkruar se Everton, Aston Villa dhe Watford interesohen për lojtarin në Angli, ndërsa për të ekziston mundësia të rikthehet në vendlindje ose të pranojë ofertat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.