Sigal

Largimi i Jose Mourinho ka çliruar futbollistët e Manchester United.

Emërimi i Ole Gunnar Solskjaer duket se ka sjellë një frymëmarrje të re në ekip dhe kjo konstatohet edhe te Paul Pogba. Francezi konsiderohej si futbollist i panevojshëm në “Old Trafford”, por sipas “The Telegraph” ulja në stol e teknikut norvegjez e ka nxjerr Pogba janë listët së largimeve.

Drejtori i përgjithshëm i “djajve të kuq”, Ed Woodward dëshiron që francezi të jetë pika qendrore e ekipit dhe nuk ka ndërmend të lejojë që ai të largohet pasi klubi fillon një epokë të re pas Jose Mourinhos. Pogba ka bërë përshtypje që kur Ole Gunnar Solskjaer mbërriti si menaxher i skuadrës , duke luajtur rol në një fitore 5-1 në Cardiff City dhe duke shënuar dy herë në një fitore 3-1 kundër Huddersfield.

Për francezin ishin të intersuar Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi.