Patosarakët turpërojnë Tiranën

607
Sigal

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë shndërrohet në teatër. Ekipet luajnë me lojtarët rezervë

Një gol i Saimir Zharkalliut në minutën e 20-të, i mjaftoi Albpetrolit të Kategorisë së Parë të mposhte 1-0 Tiranën, ekipin që së bashku me Partizanin mban edhe numrin më të madh të trofeve të fituar në Kupën e Shqipërisë, nga 15. Nis me këtë surprizë turi i parë eliminator i Kupës, por duhet thënë së bardhbelutë luajtën me lojtarë të stolit, pasi trajneri Nevil Dede mendoi më shumë për takimin në kampionat me Besën e Kavajës. Dje në 16 stadiume dhe fusha sportive në Shqipëri, zbritën në aksion 30 skuadra, ndërkohë që dy të tjera, Tomori dhe Pogradeci, do luajnë sot më pas. Ajo që bie në sy është humbja e Tiranës në Patos, përballë Albeptrolit. Goli i Zhargalliut u ka dhënë patosarakëve fitoren minimale, ndërkohë që bardheblutë kanë aktivizuar lojtarë të stolit, duke menduar më tepër për ndeshjen e kampionatit me Besën. Edhe Partizani nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Adës në Velipojë. Madje është gjendur fillimisht në disavantazh, por më pas skuadra e Likës ka barazuar me Dushkun. 1-1 ka qenë rezultati përfundimtar në Velipojë, ku është zhvilluar një lojë e ashpër dhe ku vendësit e kanë konsideruar këtë 90-minutësh si të ishte një finale. Para gjashtë edicionesh, Ada e Velipojës eliminoi Dinamon, ndërkohë që tani kërkon ta bëjë suprizën me Partizanin.

Skënderbeu fiton në Fushë-Krujë, duke mundur Ilirinë 3-1, ashtu sikurse ka bërë edhe Kukësi me Lacin në transferta. Verilindorët e Shenosjit i janë falur golit të Bratic në Kucovë, ndërsa fituesit në fuqi të kupës, Laci, ka shënuar dy herë në “Ruzhdi Bizhuta”, përkundrejt një goli të pësuar. Teuta e Durrësit ka dalë me triumfin 2-1 nga Lezha, ku golat e Hoxhës dhe Delisllisit kan supruar atë të Dibrës për vendësit, ardhur pas goditjes së penalltisë. Bylis ka mposhtur 2-0 Dinamon, në fushën e kësaj të fundit me golat e Eberes dhe Bakiut, kurse krutanët e Ndreut nuk kanë shkuar dot më tej se barazimi 1-1 në Sarandë me Butrintin. Fitore të pastra  shifrat 3-0, ka marrë Vllaznia me Veleçikun në Koplik, Flamurtari në Gramsh dhe Apolonia me Tërbunin në Pukë. Ndeshjet e kthimit do të luhen, më 6 nëntor. Turi i dytë ofron përballjet e vërteta. Kështu, nëse do të kualifikohen Partizani dhe Vllaznia, atëherë ato do të ndeshen midis tyre në turin e dytë Janë dhjetë skuadra të cilat e kanë fituar të paktën nga një herë Kupën e Shqipërisë: Partizani (15), Tirana (15 trofe), Dinamo (13), Vllaznia (6), Flamurtari (3), Teuta (3), Elbasanin (2), Apolonia (1), Besa (1) dhe së fundi Laçi (1). Fituesi siguron pjesëmarrjen direkte në Ligën e Europës. Neni 90 i rregullores flet për pjesëmarrjen në garat e UEFA-s. Në të thuhet se fituesi i Kupës së Shqipërisë 2013-2014 merr pjesë në Ligën e Europës, në turin e parë paraeliminator.

 Të rinj… me shumicë

 Turi i parë përball mes tyre ekipet e Superiores me ato të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Është traditë tashmë. Në këtë fazë të këtij kompeticioni, skuadrat e Superiores nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur ndeshjeve. Aktivizohen futbollistë të rinj dhe që nuk gjejnë hapësira në takimet e kampionatit, trajnerë që në shumë raste nuk udhëtojnë me ekipet e tyre, mungesë vëmendje dhe sfida që pak a shumë u dihet fundi. Një prej gjërave pozitive në këtë fazë është fakti që u jepet hapësira e nevojshme të rinjve, të cilët nuk para luajnë në sfidat e kampionatit. Sigurisht, shumë mund të promovohen. Pavarësisht kësaj, për qytete dhe ekipe të vogla që futbollin e kanë të vetmin mjet argëtimi, fakti që të shohin në stadium ekipe elitare si Partizani, Tirana, Vllaznia, Skënderbeu, Teuta apo shumë të tjera, është një kënaqësi më vete.

KUPA E SHQIPERISE

TURI I PARË ELIMINATOR

GRUPI A

ILIRIA-SKËNDERBEU 1-3

(Tali / Nimaga (2), Morina)

BESËLIDHJA-TEUTA  1-2

(Dibra (pen) / Hoxha, Deliallisi)

ALBPETROL-TIRANA  1-0

(Zhagalliu)

ELBASANI-LAÇI  1-2

(Kuçi / Tanushi, Bardhi)

KAMZA-BESA 0-2

(Bajaziti, Berisha)

HIMARA-LUSHNJA  3-2

(Dordoviç, Dhrami, Gjondeda / Gjoni, Kacani)

BURRELI-SHKUMBINI  2-1

(Pepaj, Steven / Branica)

MAMURRASI-LUFTËTARI 2-1

(Karaj, Marashi / Braho)

GRUPI B

NAFTËTARI-KUKËSI  0-1

(Bratic)

GRAMSHI-FLAMURTARI  0-3

(Qejvani, Shehaj / Pepa (pen))

VELEÇIKU-VLLAZNIA 0-3

BUTRINTI-KASTRIOTI   1-1

(Rrugji / Tepshi)

DINAMO-BYLISI 0-2

(Ebere, Bakiu)

ADA-PARTIZANI  1-1

(Mujeci / Dushku)

TËRBUNI-APOLONIA  0-3

(Papa, Vasilevski, Tairi)

SOT

POGRADECI-TOMORI 14:00

Ndeshjet e kthimit, më 6 nëntor

41 gola në 15 ndeshje

 Turi i parë i Kupës ofroi 41 gola në 15 ndeshjet e zhvilluara. 24 gola u shënuan në tetë ndeshjet e grupit A, ndërsa 17 gola në grupin B.

   Formati i Kupës

 Sipas formatit të miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë sezon nuk do të ketë më ndeshje në grupe me grumbullim pikësh, por vetëm përballje direkte, vajtje-ardhje me eliminim. Sakaq është programuar short vetëm në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, ndaj deri në atë moment janë përcaktuar qartazi edhe përplasjet mes skuadrave pjesëmarrëse në këtë eveniment, që në total janë 36 të tilla, duke filluar nga Kategoria e Dytë e deri te Superiorja.

 Rruga drejt finales

 Turi i dytë (1/8) do të luhen më 4 dhe 18 dhjetor 2013. Takimet e turit të tretë do të zhvillohen vitin tjetër më 12 dhe 26 shkurt, teksa për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Ndeshjet do të luhen më 26 mars dhe 9 prill 2014. Ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet në 17 maj 2014 në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja. Ekipi pritës për ndeshjen finale do përcaktohet me short të lirë.

Kampionati Botëror i Peshëngritjes/ Shqiptarja zuri vendin e tetë në renditjen e përgjithshme

 Romela Begaj e mbyll Botërorin pa medalje

 Romela Begaj nuk shkon më shumë se vendi i tetë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Vroklav të Polonisë. Peshëngritësja shqiptare që garoi në baterinë A të kategorisë deri në 63 kg e regjistroi rezultatin më të mirë të saj në stilin e shkëputjes ku ngriti 103 kg vetëm në tentativën e tretë, duke rrezikuar madje edhe largimin nga ky botëror pa asnjë kilogramë të regjistruar. Pas dy tentativave të para ku Begaj u tregua e pafuqishme për të ngritur 103 kilogramët, në të tretën arriti t’ia dilte me sukses, duke u renditur e pesta në këtë disiplinë. Ndërkohë, në stilin e shtytjes, rivaliteti më i madh dhe fakti që kjo disiplinë nuk është pika më e fortë e peshëngritëses kuqezi, bënë që Begaj të regjistronte një rezultat më të dobët. Ashtu si në shkëputje, ajo ngriti vetëm një tentativë, atë të parën për 120 kg duke dështuar në dy të tjerat për 126 kg. Klasifikimi përfundimtar në shtytje e uli edhe më shumë në klasifikim pasi Romela Begaj u rendit e 12-ta, ndërsa në total regjistroi 223 kg të ngritur. Në kategorinë deri në 63 kg, fituese u shpall rusja 21 vjeçare Tina Turieva me 252 kg në total dhe e para në të dyja disiplinat. Pak muaj më parë, në Europianin që u zhvillua në Tiranë, 26-vjeçarja shqiptare zhgënjeu me paraqitjen e saj duke u ren ditur vetëm e treta në dygarësh edhe pse garoi në kategorinë deri në 58 kg.

  Juventusi kërkon talentin Maloku

  Ekipi kampion në Itali, Juventusi dhe Monako janë vënë në kërkim të talentit Elvir Maloku. Lojtari i Hajdukut në Kroaci konsiderohet si një nga talentet më premtues dhe që në ndeshjet e para ka treguar potencial. Maloku është vëzhguar nga shumë zbulues në Kupën e Botës U-17. Përveç Juventusit për të janë interesuar përfaqësues të kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës. Maloku ka shprehur interes për të luajtur për Shqipërinë ose për Kosovën, ndërsa mbetet për t’u parë se për cilin ekip do të zgjedhë të luajë, Juventus apo Monako.