Pasi shkëlqeu në ndeshjet e fundit/ Cristiano Ronaldo me pushime në Londër, qendron në hotel 14.000 euro nata

429
Sigal

Ylli Juventus-it është kapur nga paparacët në Londër, me bashkëshorten Georgina Rodriguez dhe djalin Cristiano Junior.

CR7 po shijon pushimin nga kombëtaret në një hotel që kushton 14.000 euro në natë, ndërsa parkingu kushton 80 euro/ora.

Ronaldo ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në Bulgari Hotel në Knightsbridge.

Ylli portugez në 12 ndeshjet e para me Juventusin ka shënuar 8 gola, ka dhënë 5 asiste dhe është shpallur 3 herë lojtari më i mirë i ndeshjes.

Statistika këto të jashtëzakonshme për një lojtar që shumë shpejt po mbush 34 vjeç por jo për Ronaldon i cili sfidon moshën duke u kthyer në një fenomen.

Cristiano Ronaldo ka qenë shumë aktiv për Juventusin. Ka goditur 108 herë portën në Serie A (88 kanë përfunduar brenda portës, 20 gola kanë ardhur nga goditjet e tij), 28 më shumë se çdo lojtarë tjetër në top pesë kampionatet në Europë për sezonin 2018/19.