Pas Ronaldos edhe Bale tek Juventus?! Habit agjenti i uellsianit

437
Sigal

Kalimi i yllit portugez Cristiano Ronaldo tek Juventusi, ishte një nga transfertat më të bujshme, por si duket nuk përfundon me kaq.

Juventus është në gjurmët e një tjetër ylli madrilen, bëhet fjalë për uellsianin Gareth Bale.

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, kur u pyet për transferimin e lojtarit të tij te Juventusi u shpreh se asgjë nuk është e pamundur.

Sulmuesi uellsian është kthyer në lider te Real Madrid që pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Torino në verën e kaluar, por ai mund të ndjekë hapat e portugezit një ditë.

“Gareth është shumë i lumtur në Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në merkaton e transferimeve”, tha Barnett në një intervistë për të përditshmen italiane “Tuttosport”.

Më tej Barnet u shpreh se, “Është e vërtetë që pas transferimit të CR7 në Itali, yjet e huaj kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A”.

Ndërkohë nga ana tjetër zërat për një rikthim të mundshëm të Paul Bogba në Torino, sa vijnë e shtohen.