Pas problemeve me trukimet, Skënderbeu zbret në renditjen e UEFA-s

597
Kërkesa për 10 vite dënim nga UEFA, duket se ka ndikuar në renditjen e skuadrës së Skënderbeut, në të gjitha klubet e futbollit të Evropës. Më parë, skuadra korçare renditej në vendin e 139-të, ndërsa ka zbritur dy vende, në të 141-in. Ndërkohë që për ekipet e tjera shqiptare, situata ka mbetur në vend, sepse asnjëra prej tyre nuk ka ndryshuar pozicion. Në këtë renditje, pikët e grumbulluara vijnë pas rezultateve që ekipet kanë marrë nga 5 vitet e fundit në Kupat e Evropës. 
Vendet/ Skuadrat
141. Skënderbeu
217. Kukësi
330. Partizani
345. Tirana
346. Teuta
347. Laçi
348. Flamurtari
Sigal