Pas Messi-t, radhën e ka Ronaldo. Gjobë 8 mln euro dhe çështja mbetet e hapur

474
Ende pa kaluar dy ditë nga vendimi i gjykatës për yllin e Barcelonës Lionel Messi, një tjetër futbollist po aq i rëndësishëm i “La Liga-“ si Cristiano Ronaldo pritet t’a pasojë si argjentinasi.
Gazeta spanjolle “AS” raporton se fituesi i katër herë “Topit të Artë” është dënuar me 8 mln euro gjobë për skandalin e ri fiskal ku është përfshirë portugezi. Një lajm i keq për futbollistin para finales së “Champions League” kundër Juventusit që nuk përfundon me kaq.

Raportohet se çështja e Ronaldo-s do vijojë të hetohet dhe gjoba prej 8 mln eurosh ishte një masë paraprake. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë një dënim të njëjtë me Messi-n i cili u dënua me 21 muaj burg.

Por futbollistët në Spanjë përfitojnë nga ligji i këtij vendi që thotë ‘se personat që dënohen deri në 24 muaj burg, mund t’a konvertojnë atë me para’.
Sigal