Menjëherë pas vendimit të befasishëm, FSHF që nuk mund ta pranoi këtë situatë iu bëri thirrje “TKZ” të rishyrtonin vendimin e tyre. Me të drejtë federata kërkon që lojtari më i rëndësishëm i kombëtares të mos largohet. Thirrjet e tyre nuk ranë në vesh të shurdhër, por përsëri situata do të mbetet e njëjtë.
Zemra e tifozerisë shqiptare kërkon respekt dhe heqjen e masave drastike nga ana e policisë në dëm të tyre. Disa prej drejtuesve të tifogrupit të Kombëtares Shqiptare, bëjne të qarta pikat ku nuk bien dakort me sjelljen e forcave të rendit. Gerti Peshkopia dhe Gentian Xhengo sqarojnë shkaqet e vendimit drastik të marrë nga “Tifozët Kuqezi”.
Gerti Peshkopia…”Janë marrë masa drastike ndaj nesh. U ushtrua presion shumë i madh. Këto masa nuk janë regjistruar vetëm në ndeshjen e fundit por po përsëriten në vazhdimësi.
Gentian Xhengo…”Gjithçka nisi që në ndeshjen me Portugalinë dhe vazhdoi me Serbinë e me radhë. Heqja e simboleve por edhe ndalimi i bluzave dhe banderolave janë disa nga shkaqet pse e kemi marrë këtë vendim.
Gerti Peshkopia…”Federata ka punën e saj. Ne nuk merremi me federatën. Gjithçka që kërkojmë është që të mos ketë policë në tribuna. Vendimi për largimin nga stadiumi i takon kryesisë por jam i sigurt se do të jetë në fuqi për LIhtenshtejnin dhe të gjitha ndeshjet miqësore që Shqipëria do të luajë në vendin tonë”.