Pas incidentit ku goditi tifozët me top, Balotelli u përgjigjet racistëve me këtë kryevepër

471
Sigal

Mario Balotelli, sulmuesi i Brescia, i shënjestruar nga tifozët e Veronas për ngjyrën e lëkurës me “buu” dhe vërshëllima racistësh, ka reaguar fillimisht duke goditur topin drejt tyre, pastaj duke tentuar të largohet nga fusha dhe, pesë minuta nga fundi, duke realizuar një kryevepër, goli i dytë në Serie A që pas rikthimit… Edhe pse Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit fitoi 2-1 ndeshjen Roma-Napoli ku arbitri vendosi të ndërpriste ndeshjen disa minuta, tjetër episod racist në Serie A dhe “Bentegodi” të Veronës, ku Mario Balotelli, pasi është ofenduar, fyer dhe ka dëgjuar “buu”-të racistë nga ultrasit veronezë, ka kërcënuar të largohet nga fusha dhe është mbajtur nga futbollistët e ekipit vendas.

Balotelli ka marrë topin dhe e ka goditur drejt tribunës së tifozëve të Veronës, ashtu si Boateng e bëri në miqësoren Milan-Pro Patria kohë më parë. Paradoksi: e gjitha e ndodhur poshtë flamurëve të ndryshëm, mes tyre edhe ai i Shqipërisë!