Cristiano Ronaldo, bashkë me Realin e Madridit prekën majën e Europës për herë të tretë radhazi, mbrëmjen e së shtunës në Kiev, ku triumfuan në finalen e Champions Leagues.
Sulmuesi portugez nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës në finale, por natyrisht që ka qenë protagonist i padiskutueshëm gjatë gjithë edicionit. E fejuara e tij, Georgina Rodriguez ka qenë natyrisht tifozja më e madhe e Ronaldos në Kiev.
Së bashku me djalin e madh të portugezit, ajo ka zbritur në fushë për të festuar, në përfundim të ndeshjes. Nuk kanë munguar as puthjet pasionante mes çiftit, me Georginën që ka tentuar të ‘çlodhë’ Ronaldon dhe të ndajë me të gëzimin e titullit të fituar.