Pas eliminatoreve, dëmtohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare!

514
Sigal

Rey Manaj është dëmtuar në palestër.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare  u bashkua me klubin spanjoll të Albacetes por ditën e sotme nuk ka dalë në stërvitje.

Dëmtimin e ka pësuar në këmbën e djathtë, në të cilën ka dhimbje. Sulmuesi shqiptar do të kalojë testet mjekësore për të përcaktuar masën e dëmtimit.

Aty do të vendoset nëse do të jetë gati apo jo për ndeshjen e së dielës në “Carlos Belmonte”, kundër Mirandes.

Këtë sezon, shqiptari e ka humbur rëndësinë në ekipin e drejtuar nga Ramis, në të cilën ka luajtur 7 ndeshje, duke shënuar vetëm dy  gola.