Pas dhunës në stadium,reagon ashpër FSHF: Shteti nuk ka marrë asnjë masë

450
Sigal

Federata Shqiptare e Futbollit, siç ishte lajmëruar, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, pas rastit të dhunës ditën e djeshme, ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në takimin Kamza-Laçi.

Ishte sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, në fjalën e tij, deklaroi se Federata e ka kërkuar disa herë rikthimin e policisë, por ende nuk është marrë asnjë masë.

Policia nuk ka reaguar në lidhje me incidentet në stadiumet shqiptare, edhe pas reagimeve të FSHF. Kërkuar ndërhyrjen e policisë pas ndeshjes së parë, ku luhej Skënderbeu dhe Partizani.

Diçka e tillë ndodhi edhe javën e kaluar edhe ku u godit fotografi i Flamurtarit, nga tifozët e Partizanit.

Edhe media e ka kërkuar diçka të tillë, por asnjë reagim nga shteti. Kush do i mbrojë lekët e këtyre presidentëve? Nuk është marrë asnjë masë nga organet shtetërore. Në ndeshjen e fundit, u bë një “show” nga ana e policisë, por tifozët u futën në fushë, duke takuar lojtarët e tyre.

Tani lind pyetja, është i interesuar shteti dhe policia, që futbolli të vazhdojë punën në kushte normale? Në këto kushte është e vështirë të vazhdohet.