Sigal

Përfundimi i derbit të kryeqytetit është shoqëruar me disa momente kaosi në rrugët e Tiranës. Në kryqëzimin e  21 Dhjetorit ka pasur përplasje mes tifozerive dhe pastaj forcave të policisë, të cilat u munduan të ndanin palët.

Një grup tifozësh të Tiranës kanë mbërritur pranë kryqëzimit dhe atu janë ndeshur me mbështetës të Partizanit. Dy palët filluan të gjuanin njëra-tjetrën edhe me flakadanë duke shkaktuar kaos në mes të kryeqytetit, si tregohet në videon e mëposhtme të siguruar nga Vip Sport.

U desh ndërhyrja e policisë që të shpërndante turmën dhe të qetësonte situatën, ndërsa shoqëroi disa tifozë për në komisariatin më të afërt.