Pas blerjes së serbit Mitroviç nga Newcastle, mediat: ngjan si vrasës shqiptar

452
Pas disa ditësh raportesh spekulative, më në fund Newcastle ka lajmëruar zyrtarisht se ka përfunduar marrëveshjen për firmosjen me sulmuesin serb, Aleksnadër Mitroviç.
20-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare duke u transferuar në Premier Ligë nga Anderlehti, për një çmim afërsisht 12 milionë paund.
Sulmuesi serb ka shënuar 44 gola në 90 paraqitje gjatë sezonit në Belgjikë, ndërsa vitet e para të karrierës i ka kaluar tek Partizani i Beogradit. Mitroviç gjithashtu ka 13 paraqitje me kombëtaren, ku ka arritur të realizojë dhe një gol.
Mediet britanike nuk e kanë mirëpritur transferimin e serbit duke e kritikuar për “mënyrën vulgare” të festimit të golave. Kur trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi u pyet për ta përshkruar sulmuesin serb ai u përgjigj: Duket i çuditshëm. Kurse vetë mediet britanike e kanë cilësuar pamjen e tij si të një vrasësi mafioz shqiptar.
Sigal