Pas Astorit, sporti italian tronditet nga një tjetër tragjedi

688
Të enjten Davide Astorit iu dha lamtumira e fundit në Firence pasi futbollisti ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare pas një ataku kariak. Ende pa u larguar dhimbja e madhe për kapitenin e Fiorentinës sporti italian është goditur sërish nga një tragjedi.
Këtë herë është notari 17-vjeçari Mario Ricci i cili ka ndërruar jetë teksa stërvitej në pishinë. Ai ka patur probleme shëndetsore gjatë kohës që ushtrohej dhe nuk ka mundur të mbijetojë para se të mbërrijë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Caivano, në Napoli, në qendrën sportive “Delphinia.
Një djalosh që ishte teseruar me skuadrën e Acquachiara, ka patur disa shqetësime gjatë kohës që stërvitej në pishinë dhe, megjithë ndërhyrjen e shpejtë (kryesisht të trajnerit të tij), ai ndërroi jetë, ndërkohë që as debrifilatori që u përdor nga mjekët që mbërritën në vendngjarje nuk bëri punë.
Policia italiane ka nisur një hetim dhe pritet që autopsia të zbulojë shkaqet e kësaj tragjedie.
Sigal