Pas aksidentit, tjetër tragjedi në familjen e Emiliano Sala

572
Sigal

Tre muaji pasi Emiliano Sala ndërroi jetë në atë aksident tragjik me avion, ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në familjen e tij.

Babai i tij, Horacio ka ndërruar jetën paraditen e së premtes për shkak të një ataku në zemër. Politikani lokal, Hulio Muler ka qenë ai që ka dhënë lajmin.

“2019-ta nuk ndalet duke na shokuar me lajme të rënda nga qyteti. Në 5 të mëngjesit më mori gruaja e tij dhe ishte shumë e mërzitur. Doktorët kishin shkuar në shtëpinë e tyre, por kur unë mbërrita, ai kishte vdekur”, u shpreh ai. Kujtojmë se Emiliano Sala, po transferohej nga Nanta në Kardif kur avioni i tij ra dhe së bashku me pilotin humbën jetën.