Partizani triumfon ndaj “Ujqve të dëborës”, më pranë titullit

483
Sigal

Fitore tjetër prej kampioni e Partizanit, Skënderbeu “i vogël “ për ta penguar

Partizani marshon përpara, fitorja ndaj Skënderbeut një-hap i rëndësishëm drejt titullit

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu-Partizani 0-1
Shënues: Mala 3’

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Abazi, Dita, Muzaka, Guexh, Gripshi, Hoxhaj, Oto Xhon. (Në dispozicion: Dajsinani, Taipi, Pëllumbi, Mara, Ajzeraj, Gavazaj, Krasniqi). Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi, Asani, Kardozo, Mala, Bardhi. (Në dispozicion: Xhika, Çinari, Kalari, Mensah, Kote, Hila, Hebaj). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj;

Gjyqtarë linje: Klajdi Kola, Klodian Shahini

Delegat: Besnik Çela

Për nder të legjendës së futbollit, Vasillaq Zëri, supersfida mes Skënderbeut dhe Partizanit ka nisur me 1’ heshtje. Edhe pse ishte vetëm sfida e parë e gjysmës së dytë të sezonit, ky takim u vlerësua nga opinioni si përcaktues për fatet e skuadrave. Kjo e bëri edhe më interesant këtë takim. Mes frikës së ndonjë incidenti të mundshëm stafet respektive kanë bërë thirrje në fillim të takimit për ta vlerësuar këtë vetëm si një ndeshje të radhës. Partizani ka triumfuar me meritë në një takim që e kanë dominuar. Nga ana tjetër “Ujqërit” nuk arritën t’i përgjigjeshin golit të Malës që në minutën e 3 të takimit, madje mund të ishin mposhtur edhe më thellë, nëse Telushi do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë.

Goli

Partizani do ta niste me gol takimin teksa ende pa u mbyllur e 3’ do të shënonte një gol “manual”. Ishte Asani që mbas një galopimi të gjatë do të lëshonte një “asist” nga një sulm i krahut të djathtë brenda zonës së vendasve dhe aty Mala do të shënonte një gol spektakolar.

Tensioni

Më tej loja do futej në normalitetin e dueleve të forta në mesfushë. Luhet fort por edhe me nerva. Skënderbeu kërkon të reagojë por përballë një mbrojtje hermetike të të kuqve vetëm tenton por nuk rrezikon Në të 27′ të ndeshjes ka tension në zonën e korçareve. Marko Radas kapet me Bruno Telushit, por ndërhyrja e gjyqtarit Koçi e ka qetësuar situatën.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë do të niste e luftuar fortë nga të dyja skuadrat por rastin më të pastër do ta kishte Partizani kur në të 52 ‘ mbas përfitimit të një penalltie Telushi nuk do mundte ta kalonte rezultatin në 0-2. Ka qenë portieri Teqja që ka bërë mrekullinë duke I pritur penalltinë mesfushorit vlonjat të Partizanit. Më tej kanë qenë minuta të vendasve kur Abazi në të 61’ edhe mundet ta kishte barazuar takimin në se në portë nuk do ishte një portier si Hoxha. Minutat e ndezin edhe më tepër sfidën dhe padyshim për këtë kanë meritë të dy ekipet që “nuk ju dridhen gjunjët”. Në të 75′ Partizani ka raste të mira por mungon finalizimi. Telushi mund të bënte më mirë në të 80’ kur i kishte të gjitha mundësitë që ta mbyllte takimin me atë rast të humbur nga brenda zonës. Gjuajta e vlonjatit ka “thërritur” për shpëtimtar korçarin Dita që e ka devijuar duke shmangur një gol më se të sigurt.

7 minuta shtesë…!

Kryesori akordon 7’ shtesë, minuta ankthi. Në të 90’ një dalje e paqartë e Hoxhës, shpëton paq porta e Partizanit .90+7’ mbyllet gjithçka, Partizani triumfon . Partizani 40 pikë