Sigal

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega është shprehur i kënaqur pas barazimit 1-1 të skuadrës së tij ndaj Teutës. Strategu i të kuqve është shprehur se distanca e krijuar para ndeshjes ndaj Kukësit është e rëndësishme.

“Ky barazim na kënaq, pasi  jemi 5 pikë para pas një ndeshje të fortë. Erdhëm për fitore, por e filluam keq ndeshjen, u dënuam me një goditje këndi, duhej të reagonim me mirë, por gjithsesi morëm atë që meritonim. Në fazën mbrojtëse secili ka pjesën e vet, duhet të edukohemi të gjithë që në goditje këndi të jesh i ndërgjegjshëm. E rëndësishme është që reaguam dhe shënuam. I Hilës është faull i pastër, pas një shkëputje topi. Është një faull që Hila u ndëshkua me një faull, për të tjerat pyetni arbitrat se unë e shoh në mënyrën time.

Ky faull është faull, nuk besoj se ka ndryshuar rrjedhën e lojës, këtë ide kam. Nuk shkoi mirë me majën e sulmit, e nisëm me Hebajn e Bardhin, kishim vështirësi në kthimin mbrapa. Në pjesën e dytë e korrigjuam. Besoj se loja ndryshoi pas pjesës së dytë të pjesës së parë, nga minuta e 25 filluam të vendoseshim më mirë. Morëm krahun me Trashin, më pak me Malën”,- u shpreh Gega.