Partizani, suksesi vjen nga mbrojtja

477
Sigal

Të kuqtë kanë pësuar vetëm tre gola në shtatë javë, duke qenë më hermetikët e Kategorisë Superiore

Me fitoren 1-0 ndaj Tiranës, Partizani tregoi se është rikthyer në Superligë me synimin për të fituar trofe dhe për të zënë një vend në zonën e Europës, atje ku ka luajtur për herë të fundit në vitin 2007. Me një pikë më pak se dy bashkëkryesuesit, Skënderbeu dhe Teuta (të dyja nga 15 pikë), Partizani (14) ka dëshmuar vazhdimësi në lojë, madje porta e tij nuk është “bërë pis” prej katër ndeshjesh. Të kuqtë janë formacioni që ka pësuar më pak gola nga 12 skuadrat e Superligës në këto shtatë javë të para.

Reparti i mbrojtjes ka qenë solid: vetëm 3 gola të pësuar, ndërkohë që portieri Hoxha nuk nxjerr një top nga rrjeta e tij prej 419 minutash lojë.  Mbrojtja është çelësi i suksesit të Partizanit të trajnerit Hasan Lika, pasi skuadra nuk pëson gola që nga minuta e 31-të e ndeshjes së javës së tretë me Bylisin, takim që përfundoi në barazim 2-2. Golin tjetër, pra të tretin, Partizani e ka pësuar në ndehsjen e humbur 1-0 me Laçin.

E përkthyer në statisika, Partizani ka pësuar 0.4 gola për ndeshje, ndërkohë që Skënderbeu dhe Teuta e kanë këtë tregues, 1 gol për ndeshje, pasi që të dyja kanë pësuar nga shtatë gola në këto shtatë javë. Partizani ka sulmin e katërt më të mirë në kampinonat, me 7 gola. Më mirë se të kuqtë janë Skënderbeu (15), Teuta (15) dhe Bylisi (10).  Pas barazimit 2-2 me Bylisin, të kuqtë kanë fituar me të njëjtin rezultat 1- 0 në dy transferta, Kavajë dhe në Krujë ndaj Kukësit, ndërsa të shtunën fituan 1- 0 derbin me Tiranën. Në javën e pestë kanë barazuar 0- 0 me Flamurtarin.

NDESHJET E PARTIZANIT

Kastrioti-Partizani 2-0

Laçi-Partizani 1-0

Partizani-Bylis 2-2

Besa-Partizani 0-1

Partizani-Flamurtari 0-0

Kukësi-Partizani 0-1

Partizani-Tirana 1-0

Bilanci: 7 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime, 1 humbje

RENDITJA

1    Skënderbeu 7    +5   15

2    Teuta      7    +5   15

3    Partizani  7    +4   14

4    Vllaznia   7    +4   10

5    Laçi       7    -2   10

6    Bylis      7    +2   9

7    Kastrioti  7    -1   9

8    Kukësi     7    -2   8

9    Lushnja    7    -3   8

10   Tirana     7    -5   7

11   Flamurtari 7    -2   5

12   Besa       7    -5   4

Lacio interesohet për Kaçen dhe Abrashin

 Lacio është e interesuar për të siguruar shërbimet e dy lojtarë të tjerë të Kombëtares shqiptare: mesfushorit të avancuar Amir Abrashit (luan me Grashopersin në Zvicër) dhe fantazistit Ergys Kaçe (luan me PAOK-un në Greqi). Te Lacio, aktualisht luanw Lorik Cana, si dhe dy portierwt Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha. Është e përditshmja “La Repubblica” ajo që shkruan se në gjurmët e tyre është Lacio. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ishte në “Qemal Stafa” në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, ku i ka parë të gjithë lojtarët për të cilët interesohet klubi i tij. Po ashtu, edhe nga Belgjika është shkruar për interesimin e Anderlehtit për mesfushorin kuqezi të PAOK-ut. Por, Kaçe shkruan në adresën e tij në rrjetin social “Facebook” se, për të interesohen Napoli dhe Kievo, dy skaudrat e njohura të Serisë A. Në fakt, marrëdhënia midis Kaçes dhe klubit grek është thyer thuajse përfundimisht pas historisë me bluzën me logon e UÇK-së dhe e ardhmja duket e sigurt jashtë Greqisë. Madje flitet për një transferim të tij në merkaton e janarit.

Bardheblutë i dërgojnë letër FSHF-së: “Ka një ‘komplot kundër nesh. Jemi viktima të arbitrave”

 Tirana çon në Prokurori gjyqtarin Jemini

  Humbja në derbi nuk është kapërdirë nga drejtuesit e Tiranës, të cilët evidentojnë si shkaktarin kryesor në rezultatin ndaj sfidës me Partizanin, gjyqtarin Lorenc Jemini. Duke nisur nga problematika e evidentuar në dy takimet e fundit, Tirana i drejtohet me një letër të hapur presidentit të federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka. “Po ju drejtohemi përmes kësaj Letre te hapur, duke shprehur qëndrimin tonë qoftë në rrugë institucionale, qoftë në rrugë publike, në lidhje me të gjitha ato fenomene të ndodhura në mënyrë të përsëritur ndaj interesave të Klubit të Furbollit Tirana. Paraprakisht, po Ju rikujtojmë se në filozofinë dhe ADN – në e klubit tonë nuk ka vend për qëndrime viktimiste. Jemi përtej këtyre pozicionimeve disfatiste.

Në letrën e hapur drejtuar numrit një të qeverisë së futbollit Armando Duka, klubi Tiranës nis procesin ndaj gjyqtarëve, duke nisur nga sfida me Skënderbeun, për të vijuar me atë ndaj Kastriotit, dhe në fund derbi me Partizanin. “Ndeshja e se shtunës vërtetoi dhe konfirmoi edhe një here se këto nuk janë episode te izoluara apo gabime njerëzore, por pjesë e një plani te përgjithshëm për dëmtimin e interesave te Klubit te Futbollit Tiranës. Pare gjykimi ne tërësi dhe rast pas rasti, ne mendojmë se arbitri ka influencuar drejtpërdrejte negativisht ne rezultatin e ndeshjes. Mosdhënia e kartonëve ndaj lojtareve te Partizanit, dhënia e kartonëve pa arsye ndaj lojtareve te Tiranës si dhe mosakordimi i tre 11-metershave, janë tregues se Lorenc Jemini ishte tendencioz ndaj Ekipit te Tiranes, gje e cila, tregon hapur se gjithçka po ndodh. Ky skenar i parapërgatitur është produkt jo individual, por institucional, shumëpërfshirës dhe në rrethanën e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha subjekteve pjesëmarrëse”, – thuhej në letrën e Tiranës.

  Në kërkim të fitores së 15-të në Botëror

 Shqipëria do të luajë sot kundër Qipros (18:30) me synimin për të arritur fitoren e 15-të në eliminatoret e një Botërori. Kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë vetëm 14 nga 94 sfidat të vlefshme, për kualifikueset e kampionateve botërore (12 barazime dhe 68 humbje). 1. Fitorja e parë në eliminatoret e një Botërori i përket trajnerit Ilia Shuke, 1-0 kundër Finlandës (10 tetor 1973) për eliminatoret e Botërorit të vitit 1974, finalet e të cilit u luajtën në Gjermani. Golin e fitores së parë e shënoi Ramazan Rragami, me penallti (25’). Fitorja e fundit, e 14-ta është ajo kundër Norvegjisë, në “Uleval” të Oslos, falë një supergoli të realizuar nga Hamdi Salihi në minutën e 67-të. Kjo ishte dhe fitorja  e dytë që Shqipëria ka arritur në transfertë, pas asaj 1-0 kundër Kazakistanit në Almaty (trajner Hans-Peter Brigel).

14 FITORET E SHQIPËRISË

Shqipëri-Finlandë 1-0

El. Botërori 1974

Shqipëri-Finlandë 2-0

El. Botërori 1982

Shqipëri-Belgjikë 2-0

El. Botërori 1986

Shqipëri-Lituani 1-0

El. Botërori 1994

Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-0

El. Botërori 1998

Shqipëri-Greqi 2-0

El. Botërori 2002

Shqipëri-Greqi 2-1

El. Botërori 2006

KAZAKISTAN-SHQIPËRI 0-1

El. Botërori 2006

Shqipëri-Gjeorgji 3-2

El. Botërori 2006

Shqipëri-Kazakistan 2-1

El. Botërori 2006

Shqipëri-Malta 3-0

El. Botërori 2010

Shqipëri-Qipro 3-1

El. Botërori 2014

Shqipëri-Slloveni 1-0

El. Botërori 2014

NORVEGJI-SHQIPËRI 0-1

El. Botërori 2014