Partizani skuadra e javës, Dalipi: Janë edhe 8 ‘finale’, do luftojmë euforinë

680
Pas fitores në transfertë ndaj Laçit, trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, deklaroi se suksesi më i madh u takon lojtarëve për këto tri pikë. “Për këtë fitore, mendoj se suksesi më i madh i takon lojtarëve, pasi ata më ndoqën në një kohë rekord. Ne në çdo ndeshje luajmë për fitore, dhe këtu në Laç nuk ishin pesimistë. Ndoshta edhe fati na ndihmoi”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri i Partizanit, i cili tetë ndeshjet e mbetura deri në fundin e Kampionatit i konsideron si finale. “Na duhet që t’i marrim edhe këto 8 javë si finale e të ruajmë euforinë. Na pret një transfertë e vështirë në Kukës, pasi fusha aty është më e vogël dhe me bar sintetik. Gjithsesi, ne do të shkojmë për rezultat pozitiv”, theksoi më pas Dalipi.
Sigal