Partizani “rrëmben” kreun, rrëshqasin Tirana dhe Skënderbeu 

467
Sigal

Ky sezon në futbollin shqiptar po tregon javë pas jave se është sa e vështirë aq edhe e pamundur për tu gjetur një fitues në fund të këtij sezoni. kjo gjë u vu re edhe dje, ku u luajtën ndeshje shumë të rëndësishme dhe rezultatet ishin shumë të vështira për tu parashikuar. Takimi i parë që hapi javën ishte mes Apolonisë dhe Vllaznisë, në një ndeshje që pa fitues shkodranët që dalëngadalë po e shohin veten të rikthehen edhe njëherë në formë, duke pasur parasysh se arritën të grumbullonin dy fitore rresht, pas gjithë atyre humbjeve. Situata bëhet shumë e keqe për fierakët që përsëri nuk dinë se si të dalin nga “kurthi” i humbjeve ku janë zhytur. Fitorja e Vllaznisë ju jep këtyre të fundit të drejtën që të kenë 14 pikë dhe ti largohen zonës së rrezikut tani për tani. Tirana-Laçi– Ndeshja e kryeqytetit u mbyll me të njëjtin rezultat që u hap 0-0. ky barazim vjen jo në kohën e duhur për Tiranën që po shfaqeshin si makth për kundërshtarët duke qëndruar për shumë kohë në krye të renditjes. Barazimi i djeshëm ishte një hap fals i Tiranës që humbi kështu rastin të ishte përsëri në kryesim pa u ndjekur së afërmi nga kundërshtarët. Loja e Tiranës dje ishte mjaft e vakët, ku përsëri këtë sezon ju bë pengesë Laçi, ashtu si në fazën e parë, por duke qenë se tani kampionati ka hyrë në një fazë tjetër, gjërat sa vijnë dhe ndërlikohen. Ndeshja shkoi mirë për laçianët ku luajtën pjesën më të madhe të kohës vetëm në mbrojtje, në mënyren e vetme që kishin për të përballuar Tiranën. Ndërkohë që këta të fundit vazhdojnë të mbesin akoma pa rezultatin pozitiv ndaj të besuarve të Cungut. Kukësi-Skënderbeu– Supersfida e javës së 14-ë u luajt në Kukës ku këta të fundit e panë veten si të kurorëzuarit e ndeshjes, me një gol të Dushkut, gol që ju dha tre pikë dhe i ngjiti në renditje, duke parakaluar kështu Skënderbeun që vinte në këtë ndeshje pas disa fitoresh radhazi. Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja palët, çka e tregon edhe rezultati, por në fund vendasit arritën të shënonin dhe të fitonin me meritë, duke e bërë kështu edhe më interesant kampionatin, me gjithë këto ndryshime pozicionesh. Korçarët edhe pse humben në ndeshjen e djeshme, përsëri gjenden vetëm një pikë larg Kukësit, çka do të thotë se ndeshje pas ndeshjeje çdo gjë mund të ndryshojë. Fitorja e djeshme shërbeu si një rikthim besimi për të besuarit e Shaqirirt, pas asaj disfate që pësuan me Partizanin në Tiranë, ku u mundën 2-0. Teuta-Partizani: Fitojnë “demat e kuq” dhe rikthehen në krye të renditjes pas disa javësh mungesë, duke mundur 1-0 Teutën në Durrrës. Kjo fitore vlen shumë për të kuqtë që përveç tre pikëve arritën të marrin edhe kryesimin në renditje, falë edhe barazimit të Tiranës me Laçin. Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar por me miqtë që ia dolën të fitonin falë edhe një goli në minutën e 67-ë. Pavarësisht mungesave tek Partizani, u rikthye edhe portieri Hoxha që përsëri arriti që ta mbante portën të paprekur, sa i përket rekordit personal, për të 10-ën ndeshje rresht. Teuta vinte në këtë ndeshje me një trajner të ri e që në fakt nuk është se skuadra zhvilloi një ndeshje të keqe, thjeshtë ju imponuan ritmit të miqve, duke humbur kështu edhe në këtë ndeshje. Kjo fitore, pavarësisht vështirësisë, i jep kryesimin Partizanit me 1 pikë më shumë duke lënë përsëri çdo gjë të hapur për javët në vazhdim.

Sot do të luhet ndeshja e fundit e kësaj jave, med Flamurtarit dhe Elbasanit, me dy skuadrat që aktualisht janë në një formë shumë të keqe, pasi asnjëra nuk po e gjen rrugën për tek fitorja. Diçka e tillë për Elbasanin u bë e qartë që në fillim, me formën e dobët që treguan, por ajo që vazhdon të habisë me formën e keqe është vetëm Flamurtari që edhe pse ka një kontigjent shumë të mirë lojtarësh, përsëri nuk gëzojnë formë të mirë në rezultate, duke mos fituar vazhdimisht, por edhe kur kanë fituar asgjë nuk ka qenë bindëse. Ndeshja e sotme është një provë, sidomos për vlonjatët që duhet të rikthehen tek fitorja, duke lënë pas edhe zhgënjimin e javës së kaluar ku humben ndaj Vllaznisë 1-0 në Shkodër.

Apolonia-Vllaznia   0-1

Tirana-Laçi            0-0

Kukësi-Skënderbeu     1-0

Skuadra ND F B H P
Partizani 14 9 3 2 30
Tirana 14 8 5 1 29
Kukësi 14 9 1 4 28
Skënderbeu 14 8 3 3 27
Laçi 14 5 5 4 20
Flamurtari 13 3 6 4 15
Vllaznia 14 5 2 7 14
Teuta 14 4 1 9 13
Apolonia 14 2 2 10 8
Elbasani 13 2 0 11 6

Kategoria e Parë/ Besëlidhja nuk di të ndalet, Dinamo përsëri hap fals

Kjo javë e Kategorisë së Parë solli edhe një herë në vëmendje të gjitha ndeshjet e të dy grupeve, ku u vu re edhe një herë fitorja tjetër e Besëlidhjes, që akoma nuk e kanë provuar shijen e humbjes, ndërsa Mamurrasi i përulet Tërbunit, në një ndeshje shumë të luajtur dhe të nderë, ku u vunë re edhe incidente mes futbollistëve. Në grupin A skuadra e Besëlidhjes qëndron në krye me 22 pikë, duke mundur edhe një skuadër të vështirë si Iliria. Ndeshja shkoi relativisht e qetë për të dyja palët, por në fund ishte skuadra nga Fushë-Kruja që mori me vete tre pikët. Ndeshja tjetër e rëndësishme e këtij grupi ishte ajo mes Mamurrasit dhe Tërbunit, ku edhe njëherë pukianët po tregojnë se janë pretendentë të fortë në këtë sezon, pasi me fitoren që arritën ndaj Mamurrasit ndodhën vetëm dy pikë pas vendit të parë, duke u bërë kështu një forcë e madhe në këtë grup. Ndërkohë që Mamurrasi nuk duket në formën e mëparshme, duke shtuar këtu se provoi edhe humbjen e parë në Kampionat, ndërkohë që dy të parat e grupit akoma nuk kanë pësuar humbje, duke u bërë kështu edhe të vetmet skuadra pa humbje në të dy grupet. Nga ana tjetër Kamza kthehet përsëri tek fitorja duke mundur Burrelin 3-1, në një ndeshje shumë të vlerësuar për ata. Ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Kastriotit dhe Veleçikut u nda në barazim 1—1, ku asnjëra palë nuk arriti që merrte pikët e mundshme, pavarësisht se të dyja kanë shumë nevojë për një tjetër vendosje në renditje. Ndeshja e fundit e këtij grupi u luajt mes Besës dhe Adës, ku Kavajasit më në fund arritën që të fitonin, duke e bërë kështu edhe të vetmen fitore që në fillim të sezonit. Në grupin B, Dinamo humbi një tjetër shans për kreun e renditjes, duke barazuar ndaj Butrintit, barazim që i lë të dyja skuadrat në një renditje jo edhe aq të mirë, nisur edhe nga rezultatet e dobëta të kohëve të fundit. Skuadra që kryeson në këtë grup është Lushnja, për herë të parë në këtë sezon. Këtë renditje e fituan falë edhe ndeshjes shumë të mirë dhe humbjes që i shkaktuan ish- kryesuesve, Sopotit. Kjo e fundit nuk e kishte provuar asnjëherë shijen e humbjes, duke u bërë kështu një nga ekipet më të forta dhe më  me qëndrueshmëri në këtë sezon. Ndeshje tjetër me rëndësi këtë sezon ishte edhe takimi mes Bylisit dhe Pogradecit, ku këta të fundit arriten të fitonin me një rezultat të pastër 2-0. Kjo fitore e ndihmon shumë skuadren pogradecare që ndodhet në kuotën e 11 pikëve. Aktualisht skuadra që prin në këtë grup ka 14 pikë, ndërkohë që ndjekin Dinamo dhe Sopoti nga pas, me 13 pikë.

Grupi A

ILIRIA-BESËLIDHJA   0-1
MAMURRASI-TËRBUNI   0-1
BESA-ADA   3-2
KAMZA-BURRELI   3-1
KASTRIOTI-VELEÇIKU   1-1

Grupi B

LUFTËTARI-SHKUMBINI   2-1
SOPOTI-LUSHNJA   1-2
DINAMO-BUTRINTI   1-1
BYLIS-POGRADECI   0-2

TOMORI-NAFTËTARI   0-1

Shqipëria komode edhe në renditjen e UEFA-s, vazhdon të ngjisë pozicione

Përparimet e Kombëtares së Shqipërisë në futboll, janë çdo ditë edhe më të dukshme dhe kjo u vu re si në renditjen e FIFA-s por edhe së fundmi në renditjen e UEFA-s ku vihet re një ngjitje të dukshme në renditje. Kujtojmë që kur u hodh shorti për Euro 2016, ne ishim në vazon e pestë dhe në pozicionin e 38-ë ndërsa tani i jemi larguar kësaj vazoje duke u renditur edhe në vendin e 33-ë. Kjo renditje vjen si pasojë e rezultateve shumë të mira në grup, ku deri më tani nuk kemi pësuar asnjë humbje, edhe pse na shënjohet një e tillë për shkak të humbjes në tavolinë ndaj Serbisë. Në qoftë se Shqipëria vazhdon që të bëjë të tilla performanca, duket se ngjitja tjetër në pozicione nuk do të jetë e largët, duke bërë që edhe renditja në vazo të ndryshojë dhe ne ti hiqemi vazos së pestë që na ka shoqëruar për shumë kohë.