Partizani publikon çmimet e biletave për derbin

575
Sigal

Partizani pret në “Air Albania” Tiranën këtë të premte në derbin e kryeqytetit dhe në prag të këtij derbi që luhet për herë të parë në stadiumin e ri, klubi i kuq ka publikuar çmimet e biletave.

Biletat variojnë me çmime të ndryshme dhe ndryshojnë në varësi të vendosjes së tribunave.

Kështu, bileta më e lirë dhe që përkon me pjesën pas porte kushton 500 lekë, ndërkohë që tribuna përballë kushton 1500 lekë. Në tribunën kryesore, çmimet variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë teksa vetëm njëra tribunë pranë flamurit të këndit, do të qëndrojë e mbyllur për shkaqe sigurie.

Duke parë rëndësinë që ky derbi ka dhe faktin që luhet në një stadium të tillë si “Air Albania”, edhe çmimet janë më të larta në krahasim me ndeshjet e tjera të kampionatit. Kujtojmë që të tilla çmime, shpesh herë tifozët shqiptarë paguajnë kur skuadrat e tyre luajnë në turet eliminatore të Ligës së Europës ose Ligës së Kampionëve.

Çmimet:

INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – KF TIRANA

E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00 “AIR ALBANIA STADIUM”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qendrore:

Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)

Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)

Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)

Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu Biletat mund ti gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.