Partizani-Lushnja, Iuliano për “Telegraf”: Respektojmë çdo kundërshtar

529
Shumë shkurt por dashamirës, kështu u tregua trajneri i Partizanit Mark Iuliano, në bisedën për gazetën “Telegraf”. Duke iu referuar më shumë ndeshjes së sotme me Lushnjen, italiani deklaroi se nuk e nënvleftësonte atë si skuadër, por vetëm kërkon më të mirën nga skuadra e tij. “Ne e respektojmë çdo kundërshtar, sepse kështu respektohet seriozisht gara. Edhe Lushnjen nesër (sot), nuk e mendojmë inferiore e me nivel të ulët, ndaj do të luajmë për të treguar se vlejmë edhe duke fituar”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri italian i Partizanit, i cili më pas tregoi se çfarë do të kërkonte më shumë nga lojtarët e tij në përballjen e sotme me Lushnjen. “Lojtarët duhet të më tregojnë sa të zotët janë, dhe pres më të mirën nga secili që do të jetë pjesë e kësaj sfide. Do të bëj disa ndryshime të vogla në formacionin titullar, dhe prej tyre pres një lojë si në pjesën e dytë ndaj Kukësit”. Në tre ndeshjet e para, Partizani ka vetëm një barazim 0-0, në javën e dytë me Kukësin.
Sigal