Partizani-Kukësi, sfida që kërkon Evropën

630
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ U luajtën dje tre ndeshjet e para të javës së 20-të, sot në “Selman Stërmasi” ndeshje për kreun 
Nisur nga pozicioni që kanë në tabelën e renditjes pas 19 javëve që kanë luajtur, Partizani e Kukësi sot kanë një përballje shumë të vështirë mes tyre. Edhe pse Kukësi vjen si Kampion në fuqi, ai nuk e po e tregon këtë me lojë dhe me rezultate, por kërkon që të renditet më sipër në tabelë, në zonën e Evropës. Po këtë kërkon edhe Partizani që aktualisht renditet në vendin e gjashtë, 1 pikë më pak nga Kukësi i vendit të katërt. Dhe këtë përballje e bën edhe më të fortë dhe interesante, fakti se pritet një dënim për Skënderbeun në Evropë, e kësisoj, pas Flamurtarit të vendit të dytë, në UEFA Evropa Ligë luajnë vendi i tretë dhe vendi i katërt. Si skuadër pritëse, Partizani do ta ketë edhe sot mungesën e trajnerit Sulejman Starova, i cili edhe pse e ka shlyer gjysmën e dënimit, nuk ka treguar gatishmëri të paguajë gjysmën tjetër për të qenë në stol, e kështu që do të jetë Klevis Dalipi që do ta drejtojë Partizanin në bankinë. Për të kuqtë, do të mungojnë edhe Batha me Trashin, të dy të skualifikuar të shtunën nga Komisioni i Disiplinës, mungesa këto që Drejtori i klubit të kuq Olsi Rama, i quajti dje si të qëllimshme nga FSHF-ja, që sipas tij, po falsifikon Kampionatin. Por ka qenë reagimi i menjëhershëm i FSHF-së ai ka i ka hedhur poshtë pretendimet e Ramës, duke deklaruar se shfaqjet antisportive kanë qenë dhe do të jenë pjesë e Komisionit të Disiplinës. Në këtë sfidë ku hyrja për femrat e fëmijët do të jetë falas, Kukësi vjen më i kompletuar, ndërsa drejtori sportiv Nderim Nexhipi i verilindorëve është ai që ka folur, edhe pse mes nostalgjisë për dy vitet me Partizanin. Dhe në pritje të ndeshjes së sotme, dje u luajtën tre, nga pesë ndeshjet e Kategorisë Superiore për javën e 20-të. Natyrisht që tërheq vëmendjen fitorja e Skënderbeut në transfertën e Kamzës, duke e bërë skuadrën korçare edhe më të fortë në këtë kryesim të renditjes. Kamzalinjtë kanë protestuar për gjykimin, ku trajneri Ndreu deklaroi pas ndeshjes se arbitrat e favorizuan Skënderbeun. Ndërsa në Laç, aty ku mendohej se kurbinasit do të arrin fitoren e tretë radhazi ndaj gjirokastritëve, nuk ndodhi kështu. Sepse Luftëtari, jo vetëm që shënoi i pari, ishte dy herë në avantazh, por kishte mundësi që të dilte me tri pikë nga kjo sfidë. Në mbrëmjen e djeshme, Flamurtari bëri detyrën me fitore ndaj Lushnjes, edhe pse nuk ishte aq e lehtë në fushën e lojës.
9 gola
Kjo është shifra e shënimit të golave në tre ndeshjet e luajtura dje në kuadrin e javës së 20-të të Kategorisë Superiore
Ndeshjet-Java e 20-të
Dje, 18 shkurt 2018 
Laçi-Luftëtari 2-2
Shënues: Shtubina 52’, 
Nika 65’ / Shkurtaj 2’, 
Rroca 48’ 
Kamza-Skënderbeu 1-2
Shënues: Fili 12’ / 
Vila 54’ , 69’
Flamurtari-Lushnja 2-0
Shënues: Bici 65’, Alvesh 90+1’
Sot, 19 shkurt 2018 
Vllaznia-Teuta 18:00
Partizani-Kukësi 18:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 20 46
2. Flamurtari 20 35
3. Laçi 20 30
4. Kukësi 19 29
5. Kamza 20 29
6. Partizani 19 28
7. Luftëtari 20 27
8. Vllaznia 19 18
9. Teuta 19 17
10. Lushnja 20 10
Sigal