Partizani i pandalshëm, shfryhet Kukësi dhe Teuta, Tirana dhe Kastrioti – Ok

431
Sigal

Siparin e pjesës II dhe të javës së 19-të të Superiores do ta hapte takimi më i rëndësishëm i kësaj jave, Partizani-Skënderbeu. Ashtu sikur pritej takimi u karakterizua nga një lojë e fortë sportive, por të kuqtë e dominuan atë dhe me meritë e fituan, duke vrarë dy “zogj” me një gur. Kështu “demat” krahas blindimit të vendit të parë, me fitoren e së premtes, pothuaj kanë nxjerrë nga gara një rival të drejtpërdrejtë nga lufta për titull sikurse është Skënderbeu. Nga ana tjetër, vetëm një ditë më vonë për Partizanin do të “luante” ekipi i Laçit, i cili me barazimin e arritur kundrejt Kukësit i ka bërë një “dhuratë” të çmuar Partizanit duke e ndalur ekipin verilindor në atë barazim pa gola, çka e çoi diferencën në 5 pikë.