Partizani i Beogradit mbërrin në Shqipëri, policia rrethon aeroportin “Nënë Tereza”

617
Ekipi i Partizanit të Beogradit ka mbërritur para pak çastesh në aeroportin “Nënë Tereza”. Menjëherë sapo kanë zbritur nga avioni i gjithë stafi i është drejtuar autobusit për të udhëtuar drejt hotelit. Përgjatë kësaj kohë ekipi serb është rrethuar me masa të forta sigurie. Policia nuk ka lejuar askënd që tu afrohet. Skuadra serbe për arsye sigurie nga Beogradi ka marrë edhe 4 truproja.
Partizani i Beogradit sot do të qëndrojë në hotelin ku është akomoduar edhe kombëtarja serbe para 3 vitesh ndërsa ndërkohë do të zhvillojë edhe një seancë stërvitore. Takimi me Skënderbeun luhet nesër në orën 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sigal