Partizani firmos me Ertan Demirin

99

Mbrojtësi shqiptaro-maqedonas vjen Shkëndija e Tetovës, por më parë ka luajtur edhe me Bylisin

Partizani firmosi me Ertan Demirin, mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia. 34-vjeçari, i cili më parë ka luajtur edhe për Bylisin, nënshkroi një kontratë dyvjeçare. Demiri ka veshur fanellat e Sloga Jugomagnat, Vardarit të Shkupit, Rabotniçkit, Lokerenit (Belgjikë), Metalurgut të Shkupit, Al Tauon (Arabia Saudite), Bylisit, Teteksit dhe Shkëndisë së Tetovës.

Demiri është lojtari i gjashtë që, ka firmosur gjatë merkatos verore, pas Mevlan Muratit, Besnik Krasniqit, Labinot Ibrahimit, Alban Hoxhës, Amri Rrahmanit dhe ish-kapitenit të Prishtinës, Maliqit. Drejt huazimit tek të kuqtë është Mazrekaj, ndërkohë që ofertë i është bërë edhe mesfushorit kavajas, Sokol Cikalleshi.

Ai ka lindur më 24 janar 1979 dhe është një futbollist me shumë eksperiencë, që ka luajtur në Maqedoni me FK Shkëndija 79 së fundi. Demiri u lind në Çair, Shkup, ku u rrit dhe u formua si futbollist, derisa regjistrohet fillimisht me FK Sloga Jugomagnat, klub futbolli i bazuar në Çair. Demiri qëndroi në Sloga Jugomagnat për pesë vjet, duke luajtur 78 ndeshje dhe shënuar tre gola. Ai e ndihmoi Slogën të fitojë ligën e parë maqedonase. Pas këtij momenti të suksesshëm, Demiri u largua dhe iu bashkua një tjetër klubi të Shkupit, FK Vardar. Aty luajti 42 ndeshje dhe shënoi dy herë. Në fund të sezonit 2007, Demiri u zhvendos te rivalët e FK Rabotniçki, ku u aktivizua për një sezon dhe luajti 26 ndeshje. Në këtë “stacion” të karrierës e ndihmoi ekipin e vet të fitojë edhe Kupën e Maqedonisë dhe ligën e parë maqedonase. Demiri ishte gjithashtu anëtar i rëndësishëm i skuadrës dhe pati një ndikim të konsiderueshëm gjatë periudhës kualifikuese të Kupës UEFA. Ai shënoi një gol kundër ND Gorica në ndeshjen e dytë dhe dha një ndihmesë të madhe për triumfin kundër HSK Zrinjski Mostar. Qasja agresive e Demirit në mbrojtje e ndihmoi shumë Rabotniçkin në sfidën kundër Boltonit. Pas sezonit të tij në FK Rabotnički, Demiri u zhvendos jashtë vendit, për të luajtur me Lokeren të Belgjikës. Kalimi te Lokeren Demiri la kampionatin e Maqedonisë për të kaluar në ligën belge të futbollit në sezonin 2009-2010. Megjithatë, nuk u përshtat në këtë eksperiencë të huaj. Ai luajti 9 ndeshje me skuadrën belge dhe u largua prej saj në vitin 2010. Pas aktivizimit të shkurtër me Al Taaëon dhe Bylisin e Ballshit, Demiri u kthye në ligën e Maqedonisë, duke u bashkuar me FK Teteks. Gjatë pushimit të dimrit të sezonit 2011-2012, Demiri u zhvendos tek rivalët e FK Shkëndijës. Demiri ka bërë një paraqitje edhe për ekipin kombëtar maqedonas, duke luajtur kundër Moldavisë në një miqësore ndërkombëtare. Ai ishte zëvendësues i papërdorur i Republikës së Maqedonisë në një ndeshje kualifikuese për “FIFA Ëorld Cup 2010” kundër Skocisë, më 6 shtator 2008. Për mediat pak ditë më parë presidenti i Partizanit, Lulëzim Sallaku, tha se të kuqtë do të realizojnë dhjetë blerje. Duket se në vazhdim të kuqtë nuk do ta prishin traditën dhe do të vazhdojnë të afrojnë futbollistë nga kampionati kosovar dhe ai maqedonas, duke shmangur futbollistët e kampionatit shqiptar, nga i cili mund të afrohen minimumi tre futbollistë në vazhdim. Partizani e ka përqendruar blerjet në tregun kosovar te Prishtina dhe në Maqedoni te Shkëndija e Tetovës.

  Ofertë Cikalleshit

 Partizani i ka bërë ofertë zyrtare Sokol Cikalleshit, ish-mesfushorit të avancuar të Besës, por me një të kaluar sportive edhe te Skënderbeu dhe Tirana. Talenti Cikalleshi ka luajtur edhe në Korenë e Jugut.

 Blerjet e kuqe

 Partizani ka firmosur me disa lojtarë gjatë këtyre javëve, duke nisur nga portieri Alban Hoxha dhe futbollistët e tjerë: ish-kapiteni i Prishtinës, Maliqi, Murati, Krasniqi, Ibrahimi. Në plan është dhe Mazrekaj.

Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Grojthit: “Barazuam me Norvegjinë, por ndeshja kishte shumë presion”

  Rrëfehet Mavraj: “Kam një lidhje të veçantë me Zotin”

 E ardhmja e kapitenit shqiptar i Grojther Fyrthit, Mërgim Mavraj, është e paqartë, pavarësisht se për momentin mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë i pranishëm në grumbullimin e skuadrës gjermane, tashmë të rënë në Bundesligën 2, pavarësisht se ai thotë se do të donte të qëndronte të Grojtheri. Gazeta gjermane “Nurnberger Allgemeine” publikoi dje një intervistë të gjatë me Mavrajn, nga qëndra e grumbullimit në hotel “Alpina”, në Cilertal. Mërgimi tregoi se, ai ishte një besimtar i madh i fesë islame. “Unë jam një besimtar i madh. Unë përpiqem ta praktikoj besimin sa më shumë që të jetë e mundur. Ndjej se ka diçka të pathënë midis meje dhe Krijuesit”. I pyetur nëse ai ishte lutur për shpëtimin e skuadrës për të mos rënë nga Bundesliga 1, Mavraj tha: “Po, i kërkova mbështetje, ndihmë, për të më treguar rrugën e duhur. Kur ju gjeni rrugën e duhur, atëherë rezultatet e mira janë vetëm një çështje kohe”. Mavraj foli edhe për barazimin e Shqipërisë me Norvegjinë, për kualifikueset e Kampionatit Botëror. “Ne patëm një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Norvegjisë (të mbyllur në barazim 1-1). Gjithsesi, ne jemi në vend të dytë. Ishte një ndeshje me shumë presion”. Mavraj është ende kapiteni i Grojthit, pavarësisht se e ardhmja e tij duket se do të lidhet me një destinacion të ri. “Shoh që kam një lidhje më të afërt me trajnerin e ri se disa lojtarë të rinj. Unë duhet të udhëheq duke dhënë shembullin tim personal, por kjo nuk ka të bëjë shumë me shiritin e kapitenit, sesa me rolin e tim si një lojtar me një eksperiencë relative”. Në lidhje me thashethemet e merkatos, ku sipas disa mediave Mavraj është i interesuar për një zgjatje të kontratës, dhe sipas të tjerave për një largim të tij nga Fyrthi, Mavraj u përgjigj në mënyrë filozofike: “Nëse unë do të shqetësohesha për çdo artikull gazete, unë do të isha çmendur prej kohësh”. Gjithsesi, nuk mund të pyetjet në lidhje me ofertat e klubeve të tjera, një prej tyre edhe Lacios. “Dua ta përsëris unë ndihem shumë mirë këtu. Unë mendoj se, është çështje kohe derisa kontrata e re të më vihet në tavolinë nga klubi. Në lidhje me zërat e fundit për një interesim të Lacios, ato ndodhën veçanërisht kur isha me ekipin Kombëtar. Siç e dini, kapiteni i Shqipërisë luan të Lacio. Mediat italiane dhe ato shqiptare e shndërrojnë lajmin nga një mi në një elefant gjigant. Janë gjëra që, ju realisht nuk mund t’i komentoni”, – tha Mavraj. Qëllimi i Mërgimit për sezonin e ri është të jetë në gjendje të mirë shëndetësore. “Dua të kem aftësitë fizike të ndihmojë ekipin tim, Grojtherin”.

 De Biazi: “Lacio merr Mavrajn”

 Gjatë një interviste për radion italiane “Radiosei”, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, promovoi lojtarët e tij në futbollin italian dhe një prej tyre ishte dhe Mavraj: ““Jam i bindur se, do të luajë në kampionatin tonë. Nuk e di se, do të jetë te Lacio, por unë kam këshilluar edhe Iglin (Taren) se është një djalë me kokën mbi supe që, në një ambient si Roma mund të bënte shumë mirë’.

Shaqiri bën të pasur Superligën zvicerane

 Tridhjetë e tetë milionë franga kanë marrë klubet zvicerane në vitin 2012, duke zënë vendin e 7-të për nga transferimet më të shtrenjta në ranglistën botërore të futbollit. Futbollistët zviceranë hyjnë në transferimet me të shtrenjta në vitin 2012 në futbollin botëror. Dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, bënë që futbolli zviceran të gjendet në pozitën e shtatë në renditjen globale. Falë shitjes së Shaqirit (Bayern Munich), Xhakës (Borussia Monchengladbach) dhe Ricardo Rodrgiguez (Ëolfsburg) dhe disa transferimeve të tjera, Super Liga përfitoi 38 milionë franga neto. Me këtë vlerë Zvicra ka bërë një krahasim ndërkombëtar, duke iu afruar vendeve, si Brazili, Portugalia, Italia, Holanda dhe Spanja në këtë aspekt. Për dallim nga vendet e lartpërmendura, Anglia, Rusia, Turqia dhe Kina prijnë në një aspekt tjetër, duke shpenzuar miliona në lojtarë të huaj.

 Brazili dominon botën e futbollit

 Suksesi i padiskutueshëm i Brazilit në Kupën e Konfederatave, teksa mundi 3-0 në finale Spanjën, erdhi si rrjedhojë e lojës së mrekullueshme kolektive dhe shpërthimeve të yjeve të “Selesaos”, të cilët dominuan edhe sa u përket çmimeve individuale. Nejmar u shpall futbollisti më I mirë i këtij turneu duke fituar çmimin e “Topit të Artë”, ndërsa “Topi e Argjendtë” shkoi për mesfushorin e Spanjës Andres Iniesta. Në podium u ngjit edhe mesfushori braizlian Paulinjo, i cili mori çmimin e “Topit të Bronztë”. Fernando Torres fitoi këpucën e artë me 5 gola të shënuar gjithsej, aq sa edhe Fred I Brazilit, vetëm falë minutazhit më të vogël në fushën e blertë. Sulmuesi i Fluminenses, gjithsesi mund të konsiderohet fituesi moral I këtij trofeu individual, pasi u ka shënuar skuadrave më të forta, 2 herë Spanjës dhe nga një herë Italisë, Uruguait dhe Meksikës. Pas Fred, i cili mori çmimin e këpucës së argjendtë, vjen Neymar me Këpucën e Bronztë me katër gola të realizuar në këtë turne. Doreza e artë e Kupës së Konfederatave u fitua nga portieri I Brazilit Zhulio Sezar, i cili arriti të priste dy 11-metërsha vendimtare në këtë kompeticion ndaj Uruguait dhe Spanjës. Ndërsa formacioni i Del Boskes duhet të kënaqet me çmimin e skuadrës “Fair Play” për lojën korrekte që ka zhvilluar gjatë turneut.