Partizani federon në UEFA 23 lojtarët për sfidën e Championsit me Qarabagun

516
Sigal

Dita e djeshme shënonte edhe ditën e fundit të afatit për Partizanin, ku mund të dorëzonte në UEFA të gjithë listën me të federuarit për ndeshjet në Champions League ndaj Qarabagut.

Ditën e sotme, është faqja zyrtare e UEFA-s, që ka zyrtarizuar edhe të 23 futbollistët që trajneri Lerda do ketë në dispozicion.

Vihet re se në repartin e mbrojtjes, janë federuar vetëm 4 futbollistë, një shifër shumë e vogël kjo, por gjithsesi mund të ketë edhe spostime, pasi Trashi apo Kordeiro, që cilësohen mesfushorë, mund të bëjnë edhe rolin e mbrojtësit.

Lista e Partizanit

Portierë: Xhika, Hoxha, Teqja

Mbrojtës: Belica, Ibrahimi, Hakaj, Bitri

Mesfushorë: Broja, Romero, Asani, Bardhi, Telushi, Trashi, Mala, Kordeiro, Kodra, Kote

Sulmues: Çinari, Solomon, Lukas Kardozo, Ekuban, Mensah, Braun

Trajner. Franko Lerda