Partizani dhe Tirana ndahet paqësisht 2 – 2!

434
Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana u zhvillua mbrëmjen e së hënës, që më shumë se sa një ndeshje futbolli është një eveniment për jetën sportive për qytetin e Tiranës. Atmosfera në kryeqytet është ajo e ngjarjeve të rëndësishme, ku ishin shitur të gjitha biletat dhe dy tifozeritë ndezën flakë tempullin e futbollit shqiptar. 
Partizani erdhi në këtë supersfidë luftën për titull tashmë ta zvenitur, por për një vend në Ligën e Europës. 
Ndërkohë kjo përballje ishte vendimtare për ambiciet e Tiranës, pasi një fitore në derbi do ta shndërronte përballjen e javës së ardhshme ndaj Skënderbeut në një finale të vërtetë. 
Policia e Tiranës angazhoi për këtë ndeshje rreth 300 punonjës policie për mbarëvajtjen derbit të kryeqytetit. Burime nga uniformat blu thanë se sheshi “Italia” pranë stadiumit ishte boshatisur nga mjetet e parkuara aty, ndërsa edhe rrugët lidhëse me stadiumin kombëtar u bllokuan përkohësisht në orët e pasdites. Gjithashtu Policia e Tiranës monitoroi para, gjatë dhe në fund të takimit të dy tifogrupet, madje edhe do të filmojë marshimet e tyre para fillimit të derbit. 
Ka nisur me tension derbi kryeqytetas. Një ndërhyrje në zonë ndja Rraçic në minutën e pestë shkaktoi irritim te tifozët e Tiranës, çka shërbeu edhe për ndërprejren e ndeshjes. Loja rifilloi dhe ekipi i Tiranës e kërkoi më shumë fitore. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ekipit të Tiranës. Ka qenë Elis Bakaj i cili ka kaluar në avantazh skuadrën e Tiranës në minutën e 33. Në minutën e 57 Fazliu ka barazuar duke e çuar rezultatin në 1-1. 
Ka zgjatur vetëm pak minuta dhe në minutën e 83 Mazreku ka kaluar në avandazh të kuqtë. Por gëzimi i tyre zgjati vetëm një minutë pasi Bakaj shënon sërish për Tiranën në minutën e 84.
Mike Tyson publikon foto me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës
Ish kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tayson, ka postuar në profilin e tij në Twitter një fotografi ku duket flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës gjatë Festivalit të Kulturës dhe Gjuhës që u zhvillua në Uashington (SHBA). Në profilin e tij me 5 milionë ndjekës Tyson ka falënderuar organizatorët e Festivalit të Kulturës dhe Gjuhës. Festivali, i cili zhvillohet në disa shtete, hapjen këtë vit e bëri në Tiranë më datë 4 prill, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. 
Sigal