Partizani dhe Çani, zhgënjimet më të shtrenjta të Superiores

555
Nga Agron KAJA
FAZA E PARË/ Ja si vijnë ekstremet e dukurive me të gjitha të veçantat e tyre në 45 ndeshjet e luajtura
Nëse i referohemi kronologjisë së zhvillimit të 45 ndeshjeve të fazës së parë të Kategorisë Superiore 2017-2018, dy janë skuadrat që duhet të veçohen, natyrisht secila në profilin e vet të krijuar në këto 9 javë. Kështu, nëse i referohemi skuadrave që janë paraqitur më mirë, padyshim që Skënderbeu i Korçës mbetet në krye, jo vetëm se ka grumbulluar më shumë pikë, 25 dhe renditet në vendin e parë, por edhe për lojërat që ka zhvilluar me të gjithë kundërshtarët. Vlerësimi për korçarët mbetet i tillë edhe për ndeshjet në transfertë, ku nga 4 të luajtura, ka arritur 1 barazim dhe 3 fitore me 10 pikë të fituara, ndërkohë që në fushën e tij ka arritur vetëm 5 fitore me 15 pikë të plota. Një tjetër arsye që e veçon në pole-possition skuadrën korçare, është se ajo ka marrë pjesën në ndeshjet e UEFA Evropa Ligë, ku ka arritur deri në grupe, një sukses që përpos ngarkesës së kampionatin, e veçon atë si skuadra më e mirë e momentit në Kategorinë Superiore 2017-2018. Pranë korçarëve qëndrojnë Kukësi me Flamurtarin, por duke qenë se Skënderbeu i ka fituar përballjet me to në transfertë, mbetet në krye edhe për këtë fakt. Nga ana tjetër, një nga dukuritë që mund të mbetet edhe si e papritura e këtij sezoni, ka qenë skuadra e Partizanit, jo vetëm me luhatjet që tregoi nga ndeshja në ndeshje, por edhe me paraqitjen e dobët të lojtarëve të cilët i solli gjatë merkatos së verës. Me një staf drejtues italian në zyra e në bankinë, në fazën e parë Partizani ka qenë skuadra më zhgënjyese, edhe pse zyrtarisht bëri blerjen më të shtrenjtë në historinë e Superiores, duke sjellë nga Italia sulmuesin Edgar Çani, për 20 mijë euro në muaj. Vetë futbollisti ka qenë zhgënjimi më i shtrenjtë në këtë fazë të parë, duke luajtur vetëm pak minuta, ndërsa golin e provoi vetëm në ndeshjen me Naftëtarin në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. E drejtuar nga italiani Luçiano Moxhi si Drejtor i Përgjithshëm, Partizani në 9 javë është edhe zhgënjimi më i shtrenjtë, që ndoshta do të rëndojë shumë gjatë vazhdimësisë në xhepat e Presidentit Gaz Demi.
Nga skuadrat e tjera, nisur nga synimet e startit të tyre, Kukësi Kampion ende nuk është shfaqur i tillë, ndërsa Flamurtari e Kamza janë dy skuadrat më të ekuilibruara në këto 9 javë, në lojë dhe rezultate. Teuta, Luftëtari e Vllaznia, duken si “Tre mosketierët” që do ti bëjnë shoqëri Lushnjes të vendit të fundit
Arbitrat, këtë fazë e “kalojnë” klasën
Duke ju referuar performancës së gjykimeve në 45 ndeshjet e fazës së parë të Kategorisë Superiore, natyrisht që edhe arbitrat kanë vendin e tyre për ti sjellë në këtë speciale, dhe këtë herë jo vetëm në dukuritë negative. Sepse, mund të themi se kjo fazë e parë ka qenë më pak e “goditur” nga gabimet e arbitrave, ku në 45 ndeshje, për gabimet e tyre mund të veçohen 3-4 takime që kanë ndikuar në rezultat. Duke e thënë se këtë fazë të parë ata e “kaluan klasën”, krahasimi bëhet me sezonet e kaluara, ku vetëm në fazën e parë të sezonit 2016-2017, kishim konstestime të vazhdueshme për gjykimet, madje edhe protesta jo vetëm të tifozerive, por edhe të lojtarëve në fushë e të drejtuesve të tyre në bankina e tribuna. 
FAZA E PARË/ REZULTATET JAVË PAS JAVE 
Java e 5-të/ 10-12.10.2017 
Skënderbeu-Laçi 2-1
Teuta-Partizani 1-2
Luftëtari-Kamza 1-2
Lushnja-Kukësi 0-2
Vllaznia-Flamurtari 1-1
Shënuar: 13 gola
Java e 6-të/ 14-16.10.2017 
Skënderbeu-Lushnja 4-1
Partizani-Luftëtari 2-0
Kukësi-Teuta 4-2
Laçi-Flamurtari 1-1
Kamza-Vllaznia 1-0
Shënuar: 16 gola
Java e 7-të/ 21-23.10.2017 
Lushnja-Laçi 0-3
Luftëtari-Kukësi 0-3
Vllaznia-Partizani 0-1
Flamurtari-Kamza 1-0
Teuta-Skënderbeu 1-4
Shënuar: 13 gola
Java e 8-të/ 28-30.10.2017 
Skënderbeu-Luftëtari 2-0
Lushnja-Teuta 2-1
Partizani-Flamurtari 0-1
Kukësi-Vllaznia 2-2
Laçi-Kamza 0-1
Shënuar: 11 gola
Java e 9-të/04-05.11.2017 
Luftëtari-Lushnja 2-0
Kamza-Partizani 1-0
Teuta-Laçi 1-1
Flamurtari-Kukësi 1-1
Vllaznia-Skënderbeu 0-2
Shënuar: 9 gola
Sigal