Skuadra e Partizanit ka qenë një nga skuadrat më aktive në ditët e fundit të merkatos shqiptare. Pas blerjes së mbrojtësit Uakili, ekipi kryeqytetas ka realizuar një tjetër afrim në skuadër. Lojtari më i ri i Partizanit është talenti Besnik Ferati i cili vjen nga skuadra e Shkupit në Maqedoni.

Talenti 18 vjeçar ka firmosur një kontratë 4 vjeçare më demat e kuq dhe pritet të përforcojë qendrën e mesfushës së trajnerit Skënder Gega.

Lojtari u prezantua në ambjentet e skuadrës dhe i’u bashkua skuadrës së parë.