Paris SG ka probleme me “fair play financiar”, Real Madrid gati t’i rrëmbejë “yllin” e skuadrës

592
Sigal

Paris SG pavarësisht mohimeve duket se ka probleme me “UEFA-n” për shkak të “Fair Play Financiar”. Të paktën kështu raporton “Chiringuito” nga Spanja e cila thotë se klubi francez po has vështirësi për të paguar 180 mln eurot te Monaco për Kyalin Mbappe-n.

Kujtojmë se Mbappe është marrë në formë huazimi dhe nëse Paris SG nuk paguan paratë e parashikuara në kontratë kartoni i futbollistit do t’i përkasë përsëri skuadrës së principatës.

Në rastin më të keq Paris SG do të detyrohet të heq dorë nga kampioni i botës me Francën. Kjo ka ngjallur vëmendjen e klubeve më të mëdha të planetit, mes të cilëve Real Madrid.

“Los Blancos” kanë bërë gati 180 milionë, për t’i paguar më 28 gusht, nëse 24 orë më parë, Parisi nuk arrin të plotësojë detyrimet financiare ndaj Monaco. Gjithsesi, nga e thëna në të bërë qëndron një mal i tërë.