Parashikimi i superkompjuterit, zbuloni ekipin fitues të Premier League

521
Sigal

Liverpool do të jetë fituesi i Premier League angleze. Është ky vendimi i superkompjuterit, i cili ka përcaktuar skuadrat dhe vendet respektive që do mbyllin sezonin aktual.

Aktualisht, Manchester City dhe Liverpool kanë pikë të barabarta në renditje, me “qytetarët” që udhëheqin falë diferencës së golave. Por The Reds kanë një takim më shumë për të luajtur dhe duke marrë shkas nga ky fakt, superkompjuteri ka bërë edhe parashikimin.

Rezultati përfundimtar thotë se kampion do të shpallet ekipi i Liverpool, ndërsa Manchester City do të renditet në vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe Tottenham, ndërsa vendin e katërt, që të kualifikon në Champions League e siguron Manchester United.

Në Europa League do të shkojnë Arsenal dhe Chelsea, që sipas superkompjuterit do të renditen respektivisht në pozicionet 5 dhe 6.